Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantimi i librit “I colori dell’anima” i autores Sonila Strakosha

IColoriuDellAnima_S.StrakosjaIG

Të martën, më 11 nëntor, në orën 18:00, Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë do të presë prezantimin e librit të Sonila Strakoshës, I colori dell’anima, një rrëfim prekës që tregon se si takimi me tjetrim  mund të jetë më i thjeshtë dhe i vërtetë nga sa mund të imagjinohet. Historia përshkon epoka dhe realitete të ndryshme, me lehtësi dhe ndjeshmëri, duke eksploruar kulturat dhe traditat dhe duke denoncuar paragjykimet që shpesh rrjedhin në heshtje në jetën e përditshme.

Autorja do të bashkëbisedojë me gazetarin Artur Nura.

Eventi do të zhvillohet në gjuhën italiane.

Përmbledhje. Tirana, vitet Tetëdhjetë. Një adoleshente ecën në rrugët e heshtura të Shqipërisë komuniste, duke ëndërruar të zbulojë botën e ndaluar përtej kufijve të saj. E vetmja dritare drejt lirisë është televizioni italian, i ndjekur fshehurazi në një ekran të vogël bardh e zi: ngjyrat e imagjinatës e ndihmojnë Artën të kultivojë shpresën, duke ëndërruar një Itali si afër ashtu edhe larg. Vitet kalojnë, vajza rritet dhe jeta e tërheq në një vorbull përvojash të papritura, duke e detyruar të vërë në pikëpyetje ëndrrat dhe siguritë e saj. Çfarë ngjyrash do të gjejë vërtet në anën tjetër të detit? A do të jenë ato që imagjinoi?

Autorja. Sonila Strakosha lindi në Tiranë, ku u diplomua në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ajo dha mësim letërsie në Shqipëri deri në vitin 2003, kur u transferua në Itali, ku jetoi dhe punoi deri në vitin 2021, kur u kthye në vendin e saj të lindjes. Në Itali, ajo ka botuar Racconto d’amore (Europa Edizioni), Corinne (Caosfera Edizioni) dhe Fuori dall’abisso (Besa Muci).

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura