nstituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Toena, ka kënaqësinë të prezantojë botimin në shqip të librit të Daniele Mencarelli-t “Sempre Tornare”, përkthyer nga Erion Gjatolli.
Prezantimi do të zhvillohet gjatë Panairit të Librit në Tiranë.
13.11.2025 ora 16:00
Stand TOENA – Panairi i Librit Pallati i Kongreseve
Kandidat për Çmimin Europian të Letërsisë 2022.
Daniele Mencarelli ka shkruar një roman të gjallë, dinamik dhe intim, që mbrat në vete diellin e një vere që përshkon Italinë, energjinë e papërmbajtshme të adoleshencës dhe gjuhën shumë të kalibruar dhe të fuqishme të një shkrimtari në kulmin e krijimtarisë së tij.
Nuk kënaqem me një shkëndijë drite. Të shpall luftë, jetë, do të të të ndez në të gjitha kuptimet. Ose si një flakë do të digjem vetë, drejt qiellit.
Është vera e vitit 1991, Daniele është shtatëmbëdhjetë vjeç dhe këto janë pushimet e tij të para vetëm me miqtë. Dy javë larg shtëpisë, për t’u jetuar në maksimum mes plazheve, diskotekave, alkoolit dhe vajzave. Por ka diçka të cilën nuk e ka llogaritur: vetvetja. Një shqetësim i vogël natën e 15 gushtit është i mjaftueshëm që Daniele të vendosë ta braktisë grupin dhe të vazhdojë udhëtimin në këmbë, vetëm, nga Riviera Romagnola drejt Romës. I lirë nga shpërqendrimet dhe dramat sociale, duke iu ofruar pa mbrojtje bukurisë së natyrës, e cila e mbush me gëzim dhe mundim në të njëjtën kohë, ndoshta ai do të jetë në gjendje të kuptojë arsyen e shqetësimit që e ka torturuar dhe ngacmuar gjithmonë. I shoqëruar nga një valixhe e rëndë sa një bllok mermeri, Daniele niset, i detyruar të kapërcejë drojën e tij dhe të kërkojë ndihmë nga njerëzit që takon gjatë rrugës: diçka për të ngrënë, një vend për të kaluar natën. Ai do të hasë njerëz të lodhur nga vetmia, por ende të aftë për frymëzim, të tjerë buzë një humnerë çmendurie, të mposhtur nga jeta, prepotentë të pandreqshëm. Do të gjejë dashurinë, në sytë blu të Emmës. Por mbi të gjitha, Daniele do të përballet me veten, në një dialog të ngjeshur dhe të heshtur, në të cilin ai interpreton dhe vë në pikëpyetje pa pushim atë që i ndodh, me dëshirën për ta përpirë botën e tij shtatëmbëdhjetëvjeçare, për të kuptuar gjithçka dhe, mbi të gjitha, veten: për të matur forcat, për të ditur se nga çfarë jemi bërë, çfarë mund të na emocionojë dhe çfarë mund të na shuajë përgjithmonë. Ky udhëtim në fund të fundit do ta prezantojë atë me artin më të madh nga të gjithë: Artin e takimit.