Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantimi i botimit shqip të librit “La notte dei vinti” i autorit Antonio Caiazza

Panairi-i-librit-2025-Ftesa-Antonio-Caiazza-300×211

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Toena, ka kënaqësinë të prezantojë botimin shqip të librit “La notte dei vinti” nga Antonio Caiazza, përkthyer nga Diana Çuli.

Prezantimi do të zhvillohet gjatë Panairit të Librit në Tiranë.

12.11.2025 ora 17:00

Stenda TOENA – Panairi i Librit (Pallati i Kongresit)

Shqipëri, 1975. Kooperativës bujqësore të Vranishtit, një fshat i vogël i humbur në male, i kërkohet nga autoritetet e Tiranës të organizojë një festë të madhe, ku të marrin pjesë të gjithë banorët përreth. Kooperativa do të ngrihet në një gradë më të lartë në hierarki dhe punëtorët më të mirë do të shpërblehen. Por festimi është thjesht një spektakël i organizuar me kujdes, një pretekst për të kryer një nga spastrimet më të përgjakshme brenda partisë së udhëhequr nga Enver Hoxha. E gjithë udhëheqja e ushtrisë akuzohet për tradhti, tre udhëheqës të lartë pushkatohen, trupat e tyre varrosen në një hendek aty pranë, ndërsa fjalimet zyrtare, muzika dhe ushqimi shpërqendrojnë popullsinë. Tridhjetë e pesë vjet më vonë, një shkrimtar mbërrin në Shqipëri për të zbuluar fijen e ngatërruara të një ngjarjeje të varrosur në arkiva dhe për të rindërtuar muajt e fundit të Beqir Ballukut, ministrit të mbrojtjes i cili ishte viktima e profilit më të lartë të asaj përballjeje brutale. Me një shkrim të tensionuar dhe dokumentacion historik rigoroz, “Nata e të Mundurve” rrëfen fatin tragjik të një burri në kurth, duke rindërtuar në sfond jetën e përditshme dhe klimën klaustrofobike të një regjimi të dominuar nga dyshimet dhe denoncimet, nga hipokrizia e retorikës dhe ritualeve, dhe nga rregullat çnjerëzore të një pushteti që synon vetëm të ruaj veten.

  • Organizuar nga: Shtëpia botuese TOENA
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kultures në Tiranë