Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantimi i botimit në italisht të librit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nga Dritëro Agolli

Dritëro Agolli

Me rastin e Javës XXV të Gjuhës Italiane në Botë, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të bashkëpunojë me muzeun Shtëpia Studio Agolli, për prezantimin e përkthimit në italisht nga Julian Zhara, të romanit Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo nga Dritëro Agolli, botuar i plotë nga Bibliotheka Edizioni.

Eventi, i cili do të mbahet në italisht, fillon në orën 18:00 me përshëndetjet institucionale, vijon me  fjalën e Julian Zharës dhe përmbyllet me një seancë pyetje-përgjigje nga publiku, edhe në gjuhën shqipe.

LIBRI Paaftësia e zyrtarëve në diktaturën shqiptare gjatë kohës së Enver Hoxhës rrëfehet përmes syve të Demkës, një njeri që ka hequr dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë shkrimtar, për të siguruar jetesën duke shkruar raporte dhe fjalime brilante për udhëheqësit e shquar të partisë. Personazhi kryesor, Zylo, shefi i Demkës, mishëron burokratin komunist mendjemadh e të paaftë, të zhytur në aktivizëm frenetik mes ministrish, teatrosh dhe fshatrash, ndonjëherë duke të sjellë në mendje  pa vetëdije, figura të llojit Gogol, Kafka dhe Kundera.

PËRKTHYESI Julian Zhara, i lindur në Durrës në vitin 1986 dhe me banim në Veneto, është poet, performues, eseist dhe organizator kulturor. Në vitin 2016, ai u nderua me Çmimin Ndërkombëtar të Poezisë Alfonso Gatto për të rinj, dhe figura e tij u analizua në antologjinë kritike Poezia Italiane e viteve 2000 nga Paolo Giovannetti, botuar nga Carocci.

Pas debutimit me broshurën In Apnea (Granviale Editori, 2009), në vitin 2018, ai botoi librin e tij të parë lirik, Vera deve morire, me shtëpinë botuese Interlinea. Vepra të tjera të tij janë shfaqur në revista kombëtare dhe ndërkombëtare të poezisë.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Shtëpia Studio Agolli