Shoqëri të shfrenuara, dinamike, vrasëse të kohës, teknologjikisht të avancuara, i paraqiten konsumatorit të mesëm të shekullit të XXI. Forma të reja prodhimi, informimi lindin forma të reja perceptimi, qasjeje dhe konsumi të teksteve dhe informacioneve. I ngërthyer në këtë skenar në ndryshim të vazhdueshëm gazetari përpiqet të ripozicionohet duke u përpjekur të kapë dhe të paraprijë ritmin e vazhdueshme të New Media-s. Gazetarë dhe lexues kryejnë kështu veprime prodhimi dhe konsumi mestar të ndërlidhura me sistemin e informacionit, kontekstin social dhe teknologjitë e reja duke ndihmuar lindjen e një cikli të ri lajmesh dhe përmbajtjeje: nga Newswebing User Model.
Roberto Baldassari, president i Institutit Piepoli, docent i lëndës së Gazetarisë në Universitetin Roma Tre. Në vitet e fundit ka botuar mbi pesëdhjetë studime dhe artikuj. Nga monografitë e fundit përmendim: Titolo, testi e comunicazione (2008); Il Mercato del Libro (2009); Il titolo perfetto (2012).Në vitin 2014 zgjidhet anëtar i Organizmit të Pavarur të Vlerësimit të CCIIA –s në Romë.