Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Prezantim i botimit të ri të kryeveprës së Primo Levit

A është, vallë njeri …?– me lexim pjesësh nga Jacob Olesen

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Italishtes së Universitetit të Tiranës dhe Shtëpinë Botuese Pegi, ka kënaqësinë të prezantojë botimin e riparë të versionit në gjuhën shqipe të Se questo è un uomo (A është vallë, njeri …?) nga Primo Levi.  

E hënë 8 shkurt 2016, ora 11,00


Fakulteti i Gjuhëve të HuajaSalla e Bibliotekë së Anglishtes, K.II – Tiranë


Hyrja e lirë


 


Shkruar mes dhjetorit 1945 dhe janarit të vitit 1947, Se questo è un uomo  prezanton dëshminë therrëse të asaj ç’ka ka përjetuar autori në kampin e përqëndrimit të Aushvicit. Në fakt Levi i mbijetoi kampit të dëbimit në Monowitz, kamp satelitor i Aushvicit, ku ai qëndroi nga shkurti 1944 deri në qershor 1945.


Historia e jetës në kamp zhvillohet si një histori-dita. E gjithë historia është shtrirë në vullnetin për të kuptuar një realitet që duket pa çdo lloj racionaliteti. Përshkrimi i asgjësimit progresiv fizik dhe shpirtëror i të burgosurve zbulon mohimin e dinjitetit njerëzor i kryer në emër të një ideologjie totalitare.Qëllimi i autorit nuk është ai të sjellurit të akuzave  se sa ai i të dhënit të dëshmive për ngjarjet të ndodhura realisht për t’u mos u harruar. Libri është një paralajmërim se ajo që ndodhi në kampe të mos ndodhë përsëri. Historia tragjike e jetuar është bërë me një shkrim të saktë dhe të thatë, pa retorikë, është bërë një model gjuhësor referimi.Libri konsiderohet një klasik i letërsisë së përqëndrimit. Botuar për herë të parë në vitin 1947, ribotohet vazhdimisht duke u përkthyer në mbarë botën.


 


Vargje të vendosura në epigraf:


 


“Konsideroni që ky është një njeri


Që punon në baltë


Që nuk njeh paqe


Që lufton për një copë bukë


Që vdes për një po apo për një jo.”


Në datën 9 shkurt Jacob Olesen do të jetë protagonis i recitalit Primo, i përshtatur lirisht nga Se questo è un uomo, pranë Teatrit Eksperimental, në orën 19. Titra në gjuhën shqipe. Hyrja e lirë.

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N