Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Premierë e filmit “Vergine giurata” e Laura Bispuri – Dramë, 90’, Italia 2015

Tirana International Film Festival – TIFF 2015

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Era Film Albania, ka kënaqësinë të prezantojë premierën shqiptare të filmit “Vergine Giurata”, i inseruar në programacionin e edicionit të 13° të TIFF; e mërkurë 28 tetor 2015 pranë Kinema Millennium,  në prani të regjizores.

 


E mërkurë 28 tetor 2015Premirë, ora 20,00


Kinema Millenium, Tiranë hyrja e lirë


 


Filmuar mes Shqipërisë dhe Bolzanos, filmi është i bazuar në romanin e Elvira Dones (Feltrinelli 2007), dhe tregon historinë e Hanas, një vajzë e vogël që rritet në malet shqiptare, ku mbizotëron një kulturë arkaike, maskiliste, e bazuar në nder, që nuk u  njeh grave asnjë lloj lirie; baballarët, vëllezërit dhe burrat kanë mbi bijat, motrat dhe gratë një fuqi të vërtetë jete dhe vdekjeje. Për të shpëtuar nga fati i saj Hana i drejtohet pikërisht ligjit të vendit të saj, Kanunit: zotohet të mbetet e virgjër, merr emrin Marc dhe kthehet në burrë, duke fituar kështu të njëjtat të drejta si burrat, por duke hequr dorë nga feminiteti i saj dhe nga të gjitha format e dashurisë. Një refuzim që do të bëhet burgu i saj. Por diçka e gjallë fillon të lëvizë nën petkun e saj të ri dhe ky do të jetë fillimi i një udhëtimi të gjatë të vonuar.


 


Me: Alba Rohrwacher, Lars Eidinger, Flonja Kodheli


Produksioni: Vivo film, Colorado Film, Rai Cinema, Bord Cadre films, Match Factory Productions, Era Film


 


Çmimet e fituara të filmit:


2015 – David di Donatello, Laura Bispuri Nomination Regjizori më i mirë ; 2015 – Nastro d’argento, Laura Bispuri Nomination Regjizori më i mirë debutant,  Alba Rohrwacher Nomination Artistja më e  mirë protagoniste, Vladan Radovic Nomination Fotografi më i mirë 2015 – Globo d’oro Laura Bispuri Vepra e parë më e mirë 2015 – Festivali i Berlinit, Nomination Orso d’oro për Laura Bispuri; 2015 – Hong Kong International Film Festival, Golden Firebird Award për Laura Bispuri; 2015 – Tribeca Film Festival, Çmimi Nora Ephron për Laura Bispuri, Nomination Filmi më i mirë për  Laura Bispuri


 


Laura Bispuri ka lindur në vitin 1977 në Romë, Itali. Është diplomuar për Kinema në  Universitetin La Sapienza të Romës. Ka kryer studime të mëtejshme për regjizurë  dhe produksion në shkollën Fandango Lab. Në vitin 2010 ka fituar David di Donatello për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër për “Passing Time”. Në vitin 2011 ka fituar Nastro d’Argento si talenti i vitit.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N