Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Porto Palermo Festival 1 – 18 gusht 2024

PortoPalermoFestival

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë në Festivalin e Porto Palermos, tashmë në edicionin e tij të katërt.

Në edicionin e pasur të këtij viti të organizuar nga violinisti Olen Cesari do të marrë pjesë edhe këngëtarja Lavinia Mancusi, e mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës.

Lavinia Mancusi, romane, nisi studimet për violinë në moshën 7-vjeçare. Veprimtaria e saj muzikore, thotë “është një projekt që ndërthur popin popullor, klasik dhe autor”. Fillon në vitin 2008 me Nando Citarella dhe Tamburi del Vesuvio dhe deri më sot duke bashkëpunuar si këngëtare dhe multi-instrumentaliste, me artistë si Daniele Sepe, Eugenio Bennato, Olen Cesari, Ambrogio Sparagna, Muro del Canto e shumë të tjerë. Me perkusionistin Gabriele Gagliarini, ka regjistruar dy albume – Semilla (2013) dhe Semilla vol.2 (2018). Në vitin 2015 filloi bashkëpunimin me kantautorin Alessandro Mannarino, të cilin e ndjek në turnetë e tij live në Itali dhe jashtë saj.

https://www.portopalermofestival.com/

Biletat: myticket.al.

  • Organizuar nga: Porto Palermo Festival
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë