Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Bulevard Art Media për prezantimin e parë performativ të Living Bridges, një projekt që ndërhyn në një “prag”, një çarje të strukturës urbane të krijuar nga prishja e një ndërtese të projektuar nga artisti dhe arkitekti Maks Velo (1935 – 2020). Living Bridges imagjinon të ndërhyjë pikërisht në hapësirën-kohë që ekziston mes prishjes dhe rindërtimit.
Workshop-i do të drejtohet nga Pasquale Campanella dhe Roberta Colombo (Wurmkos)
21,22 shtator 17:00 – 20:00
Bulevardi
Prezantim Performues
23.09.2023
20:00
përballë atij që dikur ishte pallati i Maks Velos
Gjatë tre viteve të fundit, grupi Wurmkos ka zhvilluar konceptin e “të jetuarit”, duke i dhënë formë një sërë punimesh që marrin në konsideratë, në një metodologji të rrënjosur në laborator, idenë e “mbështetjes së ndërsjellë”. Në kontekstin e Bulevard Show, i cili fton artistët të kontekstualizojnë çdo vit performancën dhe transmetimin e “gossips” në strukturën urbane, “rrënjët lëvizëse” të Wurmkos takohen me ato të Bulevard Gossips, me një synim të qartë në vullnet dhe të papërcaktuar në rezultat: të imagjinojmë së bashku një hapësirë potenciale të përbashkët, në Tiranë.
Projekti ndërhyn në një ‘prag’, një çarje në strukturën urbane të krijuar nga prishja e një ndërtese të projektuar nga artisti dhe arkitekti disident Maks Velo (1935 – 2020). Living Bridges imagjinon të ndërhyjë pikërisht në hapësirën-kohë që ekziston mes prishjes dhe rindërtimit.
Wurmkos është një grup artistësh i themeluar në vitin 1987 në Sesto San Giovanni (Milano). Ai u frymëzua nga Franco Basaglia, psikiatri i cili, në fund të viteve 1970, punoi për mbylljen e spitaleve psikiatrike.
Bulevard është një institut që ndërthur artin dhe median si një mënyrë për të kontekstualizuar praktikat arkivore. Ai është i vendosur në Tiranë, në hapësirat nëntokësore të Destilit, një qendër kulturore, ku për shumë vite ka qenë selia e gazetës Bashkimi.