Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Poezia e Mesdheut

Poesia del Mediterraneo_web

Instituti Italian i Kulturës dhe GOCAT – Gallery of Contemporary Art Tiranë prezantojnë

Poezia e Mesdheut

me Ema Andrea, Enisa Hysa, Urim Aliaj, Artemis Beluli, Sinan Lila

11/3/2025

18:30

Tiranë, GOCAT Gallery

Piramida e Tiranës, Bulevardi Dëshmorët e Kombit

 

Në muajin që kremton poezinë, brenda ambjenteve të ekspozitës MEDITERRANEA – Mediterranea Vizionet e një deti të lashtë dhe kompleks, do të organizohet një aktivitet i veçantë, kushtuar poezive nga autorë të vendeve Mesdhetare.

Një takim që eksploron bukurinë dhe thellësinë e zërave poetikë, të cilët rrëfejnë histori, emocione dhe tradita të një prej rajoneve më të pasura në kulturë dhe histori. Ema Andrea, Enisa Hysa, Urim Aliaj, Artemis Beluli dhe Sinan Lila do ta shoqërojnë publikun në një rrugëtim emocionues, duke interpretuar në shqip poezi të cilat vijnë nga një det që bashkon popujt dhe kulturat.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: GOCAT - Gallery of Contemporary Art Tirana