Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Performanca “SIMBOLI PARAJSA E TRETË” – Java e Italisë

Azione3Paradiso

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Fondacionin Cittadellarte dhe COD – Qendra për Hapje dhe Dialog ka kënaqësinë të prezantojë performancën Simboli Parajsa e Tretë, një projekt i ideuar nga Mjeshtri i madh Michelangelo Pistoletto.

Lidhja, ndërveprimi, dialogu, gjenarata, komuniteti, përgjegjësia, shoqëria, shkenca, arti: art i angazhuar në aspektin social për një shfaqje, e cila synon të shpërbëjë paradigmën e mosbesimit ndaj atyre që janë të ndryshëm, propozuar nga Fondazione Pistoletto Cittadellarte Onlus në bashkëpunim me COD Center për Hapje dhe Dialog dhe IIC Tiranë.

Performanca do të zhvillohet në 3 momente:

* vizatimi i simbolit të Parajsës së Tretë në duart e pjesëmarrësve, gjysma në një pëllëmbë, gjysma në tjetrën, në mënyrë të tillë që të shihet vetëm nga bashkimi i të dyja duarve;

* gjesti i shkëmbimit, 1 dhe 1 bën 3 falë ndërveprimit mes pjesëmarrësve, të cilët, duke afruar herë pas here duart, do të krijojnë parajsa të reja të treta, në çifte ose në më shumë njerëz, një shenjë për të nënvizuar konceptet e integrimit dhe përfshirjes për një qytetari aktive dhe proaktive;

* krijimi në shesh i simbolit të Parajsës së Tretë i formuar nga bashkimi i pjesëmarrësve që do të krijojnë koreografi me duart e tyre.

PARAJSA E TRETË është bashkimi i parajsës së parë dhe të dytë. Parajsa e parë është ajo në të cilën Njerëzimi është plotësisht i integruar në natyrë. E dyta është parajsa artificiale, e zhvilluar nga inteligjenca njerëzore në përmasat aktuale të arritura sot falë shkencës dhe teknologjisë. Kjo parajsë përbëhet nga nevoja artificiale, produkte artificiale, komoditete artificiale, kënaqësi artificiale dhe çdo lloj tjetër i ngjashëm. Një botë krejtësisht artificiale e cila me progresion eksponencial gjeneron, përveç efekteve të dobishme, një proces të pakthyeshëm degradimi dhe konsumimi të burimeve natyrore të planetit. Parajsa e Tretë është faza e tretë e Njerëzimit, ku arrihet një lidhje e ekuilibruar mes artificës dhe natyrës.

Aktiviteti do të zhvillohet në datën 06.07.2024 në orën 11:00 në sheshin Skënderbej ku do të marrin pjesë më shumë se 200 nxënës të shkollave të Tiranës.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, Ambasada e Italisë në Tiranë dhe COD
  • Ne bashkepunim me: MEKI dhe Bashkia Tiranë