Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e XII të Vox Baroque – Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Baroke, me pjesëmarrjen e Pentágonon Ensemble.
Pentágonon Ensemble përbëhet nga pesë muzikantë të rinj italianë: Agnese Allegra (vokal, balet), Angelo Basile (viella dhe vokal), Alessia Travaglini (viella dhe violë), Alessandro Gonfiantini (kitarë baroke) dhe Lorenzo D’Erasmo (perkusion).
Dy koncertet do të mbahen përkatësisht: më 10 korrik në orën 20:00 pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe më 12 korrik në orën 20:00 pranë Petrolifera italo-albanese në Vlorë.
Ansambli muzikor do të performojë programin e tij të titulluar “Lu Mappamundi“, një udhëtim imagjinar në të cilin dëgjuesi do të mund të endet midis melodive të ndryshme popullore nga vendet e Detit Mesdhe.
Agnese Allegra (vokal, kërcim), u formua pranë Akademisë së Arteve Interpretuese në Romë dhe më pas u diplomua në Muzikë Antike dhe Këndim Barok pranë Konservatorit EF Dall’Abaco në Verona. Ajo arriti në finalen e Konkursit prestigjioz Ndërkombëtar të Këndimit Barok F. Provenzale në Neuburg dhe u përzgjodh për stazhin NKK NXT 23/24, të organizuar nga Kamerkoor holandez. Ajo është gjithashtu balerinë dhe artiste.
Angelo Basile (viella dhe vokal), u formua me M° Aldo Matassa në Konservatorin “Gesualdo da Venosa” në Potenza dhe më pas me M° Andrea Rognoni në Civica scuola di musica C. Abbado në Milano, ku u diplomua në vitin 2022. Aktualisht po ndjek kursin dyvjeçar në muzikën mesjetare të ansamblit pranë të njëjtit institut. Ndër çmimet e ndryshme të fituara gjatë karrierës së tij të re, kujtojmë: çmimin e parë (seksioni i solistëve, 95/100) në Konkursin XVI të Performancës Muzikore në Matera në vitin 2016, çmimin e parë (seksioni i solistëve të muzikës moderne, 95/100) në Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës C.I.M (Sannicandro di Bari, BA) në vitin 2017 dhe çmimin e parë (seksioni i solistëve, 99/100) në Konkursin e 18-të “Rosa Ponselle” për Muzikantët e Rinj në Matera në vitin 2018. Më pas ai bashkëpunoi me Orkestrën ICO dei 131 Comuni (2023) dhe Orkestrën ICO della Magna Grecia (dejtues orkestre M° Maurizio Lomartire).
Alessandro Gonfiantini (kitarë baroke), në vitin 2011 hyri në klasën e lahutës së M° Franco Pavan pranë Konservatorit të Veronas. Në vitin 2021 ishte është pjesë e “Orchestra Nazionale Barocca dei Conservatori Italiani” dhe më pas studioi në Poloni pranë Akademisë së Muzikës Karol Szymanowski në Katowice. Në vitin 2023 u diplomua pranë Konservatorit të Veronas dhe po atë vit fitoi “Premio Nazionale delle Arti” në kategorinë e solistëve të muzikës antike në Konservatorin Benedetto Marcello të Venezias. Në nivel ndërkombëtar, në vitin 2024 ishte fitues i thirrjes së hapur të festivalit polak “Młoda Muzyka Dawna” me ansamblin “Reminiscientia”. Aktualisht vijon studimet pranë Konservatorit të Lionit.
Alessia Travaglini (viella dhe violë), u diplomua pranë Konservatorit “G. Verdi” të Milanos (M° N. Schaap) në violë dhe më pas mori një diplomë të nivelit të dytë nga “L. Marenzio” në Brescia (M° C. Pasetto). Ajo u trajnua gjithashtu në institute të ndryshme ndërkombëtare: “Koninklijk Conservatorium” në Hagë në “CNSMD” në Lyon me M. Muller. Jep mësim për violë pranë “Scuola Internazionale Musicale” në Milano dhe “Scuola Diocesana Santa Cecilia” në Brescia. Ndër konkurset në të cilat ka marrë pjesë kujtojmë: “Gianni Bergamo”, Lugano (2020) dhe “Bach Abel Wettbewerb competition”, Köthen (2021).
Lorenzo D’Erasmo (perkusion), studioi pranë Konservatorit “G. Verdi” në Milano dhe në Hochschule në Freiburg im Breisgau me Bernhard Wulff. Ai ka marrë pjesë në festivale dhe sezone të ndryshme të muzikës bashkëkohore në Itali dhe jashtë vendit, si: MI.TO, Bienalja e Venedikut, Festivali Milanomusica. Në vitin 2017, filloi të studionte tamburet dhe më tej ndoqi Masterin në “Muzikë Mesjetare Ansambli” pranë Scuola Civica di Musica “Claudio Abbado” në Milano me një tezë mbi “Perkusionin në periudhën mesjetare”. Ka bashkëpunuar me grupe të ndryshme si: Le Haulz et le Bas dhe Ansambli i Muzikës Mesjetare dhe Orkestra Baroke e Shkollës Qytetare të Muzikës “Claudio Abbado” në Milano. Që nga viti 2021 është mësues perkusioni dhe muzike ansambli pranë Shkollës Mohole në Milano.