Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PASOLINY DAY

Tirana International Film Festival – TIFF 2015

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Tirana International Film Festival (TIFF 2015), ka kënaqësinë të prezantojë Pasolini Day,  në kujtim të 40 vjetorit të ndarjes nga jeta të Pier Paolo Pasolinit.

 


Programi:


 


E hënë 2 nëntor 2015


 


ora 10:00, Aula Magna, Universiteti i Tiranës


La Rabbia e Pier Paolo Pasolinit


| Dokumentar | Itali | 1963 | 78’ 


 


 


Ora 16:00 Kinema Agimi


Uccellacci e Uccellini i Pier Paolo Pasolinit


| Komedi, Dramë | Itali | 1966 | 91’


 


ora 19:00, Kinema Millenium


Il Decameron i Pier Paolo Pasolinit


| Komedi, Dramë, Histori | Itali, Francë, Gjerman | 1971 | 112’


 


 


ora 21:30 TULLA Center


Reading poezish nga Pasolini


 


La Rabbia është një film i vitit 1963, shkruar dhe drejtuar nga Pier Paolo Pasolini dhe Giovannino Guareschi.


Vepra lindi nga një ide e producentit Gastone Ferranti, i cili donte të realizonte një lloj “cine-match” midis dy intelektualëve kryesorë të kohës, edhe pse larg në drejtim të tendencave politike dhe ideologjike. Filmi hulumton, në mënyrë shumë kritike dhe polemike, fenomenet dhe konfliktet sociale dhe politike të botës moderne. Megjithëse nga pozicione diametralisht të kundërta, fjalimet e  Pasolinit dhe Guareschit paraqesin pika konvergjence – veçanërisht në lidhje me tjetërsimin dhe dehumanizimin e botës moderne.


 


 


Uccellacci Uccellini


Si në të gjitha përrallat, nuk ka një histori të mirë përcaktuar në këtë film: preteksti narrativ është dhënë nga konsiderata filozofike (marksiste) të një korbi plak që u drejtohet dy burrave, babë (Toto) e bir (Davoli ). Korbi duket të bindë publikun e tij të kufizuar me urtësinë e fjalëve të tij, por sapo shfaqet problemi i urisë, njërëzit e “paarsyeshëm” i këputin qafën dhe e hanë atë. Alegoria është e qartë; filmi një shans i vonë që Pasolini i ofroi Totos së madh.


 


 


Decameron


Nga përmbledhja e famshme e tregimeve të shkurtra nga Giovanni Boccaccio: Pasolini zgjedh nëntë dhe i mbart nga bota borgjeze e Firences së shekullit të katërmbëdhjetë në atë të shtresave të ulta të Napolit. Tema qendrore është sigurisht dashuria, e parë në aspektet e saj më epshore dhe tallëse, por edhe në ato më sentimentale. Pasolini përdor Boccaccio-n për t’i kënduar vitalitetit instiktiv të këtyre nën proletarëve të së kaluarës, sensualitetit të tyre të shëndetshëm dhe të lirë të egërsirave të mira.


 


Pier Paolo Pasolini (Bologna, 5 mars 1922 – Roma, 2 nëntor 1975) ka qënë poet, shkrimtar, regjizor, skenarist, dramaturg, gazetar dhe editorialist italian.


Ai është konsideruar si një nga artistët dhe intelektualët më të mëdhenj italianë të shekullit të njëzetë. Me një shkathtësi të jashtëzakonshme kulturore, ështe shquar në shumë fusha, duke lënë kontribute si kineast, piktor, romancier, gjuhëtar, përkthyes dhe eseist, jo vetëm në italisht, por edhe në friulana.


Vëzhgues i mprehtë i ndryshimeve në shoqërinë italiane pas Luftës së Dytë Botërore deri në mesin e viteve shtatëdhjetë, ngjalli shpesh polemika të forta dhe debate të nxehta ndaj radikalizmit të vendimeve të tij, shumë kritike ndaj zakoneve borgjeze dhe të shoqërise të konsumit në zhvillim, si edhe ndaj vitit Gjashtëdhjetë e tetë dhe protagonistëve të tij. Marrëdhëniet e tij me homoseksualitetin e tij ishin në qendër të personalitetit të tij publik.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N