IHRFA (Festivali Ndërkombëtar i Filmit mbi të Drejtat e Njeriut) – edicioni i 10-të
Eddy i Simone Borrelli-t
Dramatik, 30’, me titra në anglisht, Itali 2015
E martë 22 shtator
Projektim për shkollat, ora 11.00 – 13.00Universiteti Europian, Tiranë
Projektimi i mbrëmjes, ora 21.30
Akademia e filmit Marubi, Tiranë.
Në prani të regjizorit.
Hyrja e lirë
Rodrigo është një mjek i ri italian që niset si vullnetar në një spital fushor në Siri, në mbështetje emergjente të Lindjes së Mesme që ka një numër të madh viktimash të pafajshëm nga dhuna e luftës. Sofia, e dashura e tij, në momentin e nisjes i tregon atij se pret një fëmijë, duke u përpjekur ta bindë të qëndrojë.Në një udhëkryq midis jetës private dhe asaj profesionale, midis të bërit baba për herë të parë dhe rolit të tij delikat dhe të rëndësishëm në misionin humanitar në Siri, Rodrigo zgjedh jetën profesionale.Filmi u është projektuar për here të parë në premierë botërore 47 krerëve të Shteteve dhe delegacioneve të tyre të Vendeve anëtare në pallatin e Këshillit të Evropës në Strasburg, ku mori Çmimin “Film zyrtar i të Drejtave të Njeriut”, në vitin 2015 për Këshillin e Evropës.