Pjesëmarrje e regjizorve Andrea Lodovichetti e Donatella Baglivo dhe producentit Alessandro Borrelli në edicioni e dytë të DocuTIFF 2016. –
Andrea Lodovichetti do të jetë pjesë e jurisë që do të japë çmimet në festival.
Projektimi i filmit
Mission Rwanda e Alessandro Lodovichetti – 2015 – Itali – 40’
E enjte 2 qershor 2016, ora 16,00
Muzeu Historik Kombëtar, Salla Unesco
Andrea Lodovichetti (1976) është regjisor dhe skenarist italian. Fitues i Globit të Artë dhe çmimeve të tjera italiane dhe ndërkombëtare. Është i diplomuar në regjizurë në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë dhe ka punuar si asistent i regjisorit Paolo Sorrentino për filmin L’amico di famiglia dhe Il Divo.
Donatella Baglivo do të prezantojë një Trilogji me dokumentarë dedikuar Andreij Tarkovskij: Un poeta nel cinema, Nostalghia e Il cinema è un mosaico fatto di tempo.
Një përmbledhje dedikuar kineastit rus Andrej Tarkovskij, i cili u nda nga jeta para kohe në vitin 1986, vetëm 54 vjeç. Trilogji me dokumentarë realizuar nga Donatella Baglivo, regjizore, montazhiste dhe bashkëpunëtore me A. Tarkovskij.
Il cinema è un mosaico fatto di tempo
nga Donatella Baglivo | 1984 | Itali | 60’
E hënë, 6 qershor 2016, ora 12,00
Muzeu Historik Kombëtar, Salla Unesco.
Takimi në Romë me të madhin regjizor sovjetik, i ftuar në Qendrën Palatino për t’iu nënshtruar “lojës së vërtetës”.
Andrej Tarkovskij në Nostalghia
nga Donatella Baglivo | 1984 | Itali | 90’
E martë, 7 qershor 2016, ora 11,00
Muzeu Historik Kombëtar, Salla Unesco.
“Iteri” i filmit të parafundit të Tarkovskij NOSTALGHIA, i pari i xhiruar në Itali nga regjizori i madh rus.
Un Poeta nel cinema
Nga Donatella Baglivo | 1984 | Itali | 65’
E mërkurë, 8 qershor 2016, ora 11,00
Muzeu Historik Kombëtar, Salla Unesco.
Studim mbi të madhin regjizor sovjetik vlerësuar në Festivalin e Kanës në vitin 1984, dhe duartrokitur në shumë evente të tjera kinematografike në të gjithë botën.
Alessandro Borrelli do të prezantojë filmin I ricordi del fiume.
I ricordi del fiume (2015), me skenar dhe regji të Gianluca e Massimiliano De Serio
Platz, një nga lagjet më të mëdha të Evropës, është e vendosur përgjatë brigjeve të lumit Stura në Torino prej shumë vitesh. Një projekt prishjeje godet komunitetin e më shumë se një mijë njerëzve që banojnë në të. Në një pikiatë labirint, “I ricordi del fiume” paraqet muajt e fundit të ekzistencës së Platz, duke përfshirë prishjet, dramat, shpresat, jetën.
DocuTiff, tashmë në edicionin e saj të dytë, zhvillohet në datat 1-8 qershor 2016, në Muzeun Historik Kombëtar. Festivali ka ftuar regjizorë nga e gjithë bota për të projektuar dokumentarët e tyre në mënyrë që të inkurajojnë prodhimin e dokumentarëve në Shqipëri.