Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë edizionin e 16° të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Operistike “Marije Kraja”, i ideuar nga shoqata “Culture-Media-Art”. Festivali është një konkurs për këngëtarë të rinj lirikë të moshës nga 20 në 32 vjeç të ardhur nga Vende të ndryshme të Botës.
Anëtarët e jurisë janë zgjedhur nga radhët e drejtorëve të teatrove të rëndësishme ndërkombëtare të operas, këngëtarëve lirikë dhe presidentëve të agjencive të njohura operistike, ekspertë të cilët janë në gjendje të kontribuojnë në promovimin e rezultateve të këtij Festivali në botë. Këtë vit do të shohim pjesëmarrjen e tenorit italian Stefano Sorrentino dhe sopranos Rachel Raggiotti, përveç pjesëmarrjes të zakonshme të dirigjentit Leonardo Quadrini.
4-5 nëntor 2016
Teatri i Operas në Tiranë