Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Parasite 2.0 në Vlorë me projektin “Seaside Quartet”

Locandina

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të mbështesë Seaside Quartet, një projekt të ri nga Parasite 2.0 pranë Galerisë së Bregdetit në Vlorë, duke shënuar kthimin e studios milaneze në Shqipëri, pas projektit të vitit 2019.

Instalacioni sjell një dialog mes objektesh dhe tingujsh, për të krijuar një hapësirë ​​jete, rezultat i marrëdhënies së vazhdueshme midis Parasite 2.0 dhe kuratorit Elian Stefa, të bashkuar nga pasioni për muzikën dhe hapësirat kolektive të aktivizuara nga tingulli. Nga xhazi free tek rave tribe dhe sistemet e tingujve të vetë-menaxhuar, muzika shndërrohet në një pjesë integrale të arkitekturës, e aftë të gjenerojë vende dhe situata.

Katër sisteme tingujsh të rindërtuar, tre gramafonë dhe një përzgjedhje disqesh përbëjnë veprën, e cila, si një kuartet xhazi, luan në unison ose në kontrast, duke krijuar modele tingujsh të paparashikueshëm.

Dikur të rrënjosura në festa të vetë-menaxhuara dhe komunitete margjinale, sistemet e tingujve tani kanë humbur fuqinë e tyre subversive. Objektet e ekspozuara i përgjigjen këtij transformimi, duke propozuar një kthim në rrënjë dhe një de-estetizim të pajisjeve që janë kthyer në ikona mainstream. Tek Seaside Quartet, tingulli amplifikohet, prodhohet dhe manipulohet lirisht, duke gjeneruar vibrime dhe ndërveprime me materiale artificiale dhe natyrore.

Ekspozita është e hapur nga 2 gushti deri më 16 shtator.

  • Organizuar nga: Galeria e Bregdetit
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe MEKI - Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit