Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Palazzina LAF” nga Michele Riondino – Italian Screens III

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri, ka kënaqësinë të prezantojë filmin e tretë të edicionit të  tretë  të ITALIAN SCREENS.

Palazzina LAF nga Michele Riondino

Me: Michele Riondino, Elio Germano, Vanessa Scalera, Domenico Fortunato, Gianni D’Addario..

Dramë I Itali, 2023 I 99’

1997. Një tjetër vdekje në punë sapo ka ndodhur në kompleksin industrial ILVA në Taranto, por Caterino Lamanna (Michele Riondino), punëtor në industrinë e çelikut, është gati të fajësojë sindikatat. Caterino që së shpejti do të martohet me Anën dhe shikon punët e tij, pikaset nga Giancarlo Basile (Elio Germano), drejtor i ILVA-s, i cili e rekruton që “të shkojë rrotull dhe t’i tregojë se çfarë po ndodh” në fabrikë dhe veçanërisht t’i raportojë mbi sindikalistin Renato Morra, i cili ndez mendjen e punëtorëve dhe i shtyn ata në rebelim. Basile i ofron Lamannës promovimin si drejtues skuadre dhe një makinë, por Caterino kërkon të dërgohet në Palazzina Laf, duke menduar se është një vend i privilegjuar, i rezervuar vetëm për disa të zgjedhur. Në realitet, është një ndërtesë e pashfrytëzuar, një ndërthurje mes rezervave indiane, spitalit mendor dhe  burgut, ku gjatë orarit të punës mbyllen punonjësit e kualifikuar, ata që kanë krijuar “rrëmuja”, të cilët ftohen të japin dorëheqjen ose të pranojnë një pozicion më të ulët, krejt të papërashtatshëm për përgatitjen e tyre.

Fitues i i 5 çmimeve Nastri d’Argento dhe 3 çmimeve David di Donatello.

Italian Screens është një nismë e ideuar për të paraqitur më të mirën e kinemasë italiane dhe promovohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nga Cinecittà për Drejtorinë e Përgjithshme e sektorit të Kinemasë dhe atij Audioviziv, nga Ministria e Kulturës dhe ng aAccademia del Cinema Italiano – Çmimet David di Donatello..

4.12.2024 ora 19:00

Kinema Millennium – Tiranë (Rruga Murat Toptani)

Hyrja e lirë

Filmi do të shfaqet në italisht me titra në anglisht.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Ambasada Italiane në Tiranë