Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

PAISA’ e Roberto Rossellini

Përmbledhje e kinemasë Neo-Realizmit

PAISA’ – Një film nga Roberto Rossellini, me William Tubbs, Harriet White, Gar Moore, Carmela Sazio, Dots M. Johnson. Film dramatik. Kohëzgjatja 125 min. Itali 1946. Filmi është i ndarë në 6 episode. 1) Sicili. Carmela, një vajzë vendase, bëhet udhërrëfyese e një patrulle amerikane për t’i treguar një vend kalim për të mos hasur gjermanët; 2) Një llustraxhi vjedh këpucët e një Ushtaraku amerikan të dehur. Ai do t’i gjejë, por e pret një surprizë e hidhur; 3) Romë. Francesca, një prostitutë e re nga nevoja, takon një ushtar amerikan që kishte njohur ditën e çlirimit; 4) Harriett është në kërkim të Lupo-s, artist dhe tani komandant partizan në një qytet ende pjesërisht nën pushtimin gjerman; 5) Apeninët Emilian. Tre kapelanë ushtarakë ( një katolik, një protestant dhe një çifut ) mirëpriten në një manastir të izoluar nga bota; 6) Delta e Lumit Po, Porto Tolle. Një grup partizanësh dhe ushtarësh amerikanë luftojnë kundër gjermanëve të cilët tentojnë një rezistencë të fundit të dëshpëruar.

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N