Dramatik, 90′, Nt/angl. – Itali 2012
Cosimo dhe Elia janë dy vëllezër, pronarë të një firme të vogël ndërtimi. Mbërrijnë në një qytet të Apenineve Tosco-Emiliane për disa punime në tarracën e vilës Fausto Mieli. Ai ka qenë një këngëtar shumë i famshëm që e ka braktisur skenën prej më shumë se dhjetë vjetësh për shkak të një sëmundjeje të rëndë që goditi gruan e tij Moira.Megjithatë, tani, Mieli do të rikthehet në skenë me një koncert që do të zhvillojë afër fshatit, banorët e të cilit e admirojnë dhe e kanë zili në të njëjtën kohë. Cosimo dhe Elia, me sjelljen e tyre padashur arrogante, do të ngjallin, në të njëjtën kohë, simpati dhe armiqësi. Edhe sepse Elia ka parë diçka që nuk duhet ta shikonte.Me Valerio Mastandrea, Elio Germano, Gianni Morandi, Valeria Bruni Tedeschi, Mauro Marchese