Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Opera për tre grosh” e Bertold Brecht në Teatrin “Migjeni” në Shkodër

Teatro_KunaikiIDA

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin me Sardegna Teatro për realizimin e shfaqjes teatrale “Opera për tre grosh” të Bertold Brecht në Teatrin “Migjeni” në Shkodër me regji të Kuniaki Ida.

Opera për tre grosh është një dramë e dramaturgut gjerman Bertolt Brecht, botuar dhe interpretuar për herë të parë në Berlin në vitin 1928. Ndër veprat më të njohura dhe më të interpretuara të këtij autori, ajo është frymëzuar nga Opera e Beggar-it, një operë baladë e autorit anglez të Shtatëqindës, Xhon Gay. Në Itali shfaqja e parë u dha në vitin 1956, me regji të të famshmit Giorgio Strehler.

Vepra përzien momente proze dhe kënge (veçanërisht muzikë jazz) dhe synon të jetë një kritikë kundër kapitalizmit dhe borgjezisë. Brehti nxjerr në skenë shtresat më të mjera të shoqërisë londineze: kriminelët, lypsat, prostitutat, të korruptuarit. Të njëjtën temë e ritrajton më pas tek romani “Roman për tre gorsh” në vitin 1934, duke shkuar kështu kundra rrymës për modën e kohës, Në këtë vepër (dhe jo vetëm), Brecht thyen shpesh iluzionin skenik duke i bërë personazhet t’i drejtohen drejtpërdrejt publikut e duke gjeneruar kështu një efekt tjetërsimi që ndërpret çdo mundësi identifikim.

Në Londrën e epokës viktoriane, një kriminel i quajtur Macheath martohet me Polly Peachum, vajzën e një bashkëpunëtori hajdutësh. Babai i saj nuk është dakord dhe për këtë arsye përpiqet ta arrestojë kriminelin. Shefi i policisë, i quajtur Tiger Brown, një mik i vjetër i Macheath-it, përpiqet ta pengojë Peachum-in. Si përfundim, ky i fundit arrin ta dënojë Macheath-in me varje, falë një informate të dhënë nga një prostitutë. Por pak përpara aekzekutimit, shfaqet mbi kalë një lajmëtar i mbretëreshës, që e fal kriminelin dhe e shpall atë baron: një parodi me fund të lumtur.

 

KUNIAKI IDA – Docent teatri, aktor, regjisor.

I diplomuar në Kolegjin Toho të Teatrit dhe Arteve në Tokio, më vonë iu bashkua studios prestigjioze Kobo Abe. Studioi teatrin tradicional japonez, Noh dhe Kyogen dhe u diplomua pranë “Jacques Lecoq International School of Theater” në vitin 1975.

Që nga viti 1976 banon kryesisht në Itali. Ka punuar si docent pranë Civica Scuola d’Arte Drammatica ‘Paolo Grassi’ nga viti 1989 deri në vitn 2020.

Si regjisor i shfaqjeve teatrore dhe muzikore dhe docent teatri ka punuar në Itali, Japoni, Kore, Portugali, Gjermani, Afrikën e Jugut, Hong Kong, Indi dhe Francë. Është gjithshtu një nga themeluesit e Teatrit Arsenale në Milano dhe i Shkollës Teatrore “Arsenale”.

 

3-4-5/10/2024 ora 19:00

Teatri Migjeni – Shkodër

Per rezervim të biletave tel.: +355694085466

  • Organizuar nga: Bashkia Shkoder dhe Teatri "Migjeni"
  • Ne bashkepunim me: Teatro Sardegna dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë