Once upon a Time in America – Na ishte njëherë Amerika – nga Sergio Leone
Dramë – USA, 1984, 227’, Me: Robert De Niro, James Woods, Elizabeth McGovern, Joe Pesci, Burt Young, Tuesday Weld, Treat Williams
Marrë nga romani i Harry Grey The Hoods i vitit 1952, filmi tregon, në harkun e më shumë se dyzet viteve (nga vitete njëzetë te vitet gjashtëdhjetë), peripecitë dramatike të kriminelit David Noodles Aaronson dhe të miqtve të tij në kalimin e tyre progresiv nga geto hebraike në mjedisin e krimit të organizuar në Nju Jork-un e kohës kur alkoli ndalohej me ligj dhe pas saj.
I prezantuar jashtë konkursit në Festivalin e 37-të të Kanës filmi është kapitulli i tretë i të ashtuquajturës trilogji e kohës nga Sergio Leone, i paraprirë nga Na ishte njëherë West (1968) dhe Ule kokën (1971). Sot konsiderohet si një kryevepër e kinemasë dhe jo vetëm asaj italiane.
Me rastin e hapjes së edicionit të 16-të TIFF (Tirana International Film Festival), filmi do të paraqitet me kopjen e restauruar nga Cineteca e Bologna-s.
Brendia: Lagjja hebraike e New York-ut të viteve ’20 përbën fushën e veprimit të një bande të vogël fëmijësh. Atje komandojnë Max dhe Noodles. Rruga është mbretëria e tyre ku kyerjnë grabitje, vjedhje të vogla, shantazh policit të zonës dhe kështu me radhë. Djemtë rriten dhe, pavarësisht se është epoka e errët e ndalimit, në arkën e tyre të përbashkët, që e kanë hapur në marrëveshje të përsosur, derdhen shumë të ardhura që vijnë nga veprimet e tyre dinake. Noodles ka qenë gjithmonë i dashuruar me Deborah, një vajzë shumë e pashme hebreje, e cila është vajza e pronarit të një prej bareve të lagjes, serioze dhe këmbëngulëse në qëllimin e saj për të studiuar dhe për të mësuar vallëzimin, për t’u bërë një “yll” autentik. Banda rritet në përgjegjësi kur një tip, për llogari të një “bosi” nga një qytet tjetër , i ngarkon të sulmojnë dhe vjedhin një laborator diamantesh.
Për programin e plotë të TIFF 2018: http://www.tiranafilmfest.com/