Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Olen Cesari – International Clandestine Orchestra

Cesari kthehet në Tiranë me International Clandestine Orchestra, një grup multietnik i përbërë nga gjashtë muzikantë prej gjashtë kombësive të ndryshme nga tre kontinente. Do të jenë mysafirë nderi në koncert Alessandro Mannarino, Guo Gan, Eden, Pepe Sanchez.

Olen Cesari është një artist i jashtëzakonshëm, virtuoz në violinë dhe kompozitor eklektik. Lucio Dalla e konsideronte atë si një nga më të mëdhenjtë në botë. Repertori i tij shkon nga muzika klasike të xhazi, nga ajo etnike të muzika botërore.

I lindur në Durrës (Shqipëri) në moshën tre vjeçare filloi të studionte violinë me nënën e tij koncertiste. I cilësuar si “fëmijë i mbarë” për cilësistë e tij të larta interpretative, luajti për herë të parë për publikun në moshën pesë vjeçare dhe kur ishte shtatë vjeç interpretoi me koncertin e tij të parë në Teatrin më të rëndësishëm të Durrësit. Trembëdhjetë vjeç u diplomua me fletë lavdërimi në Institutin e Arteve të Tiranës dhe po në të njëjtin vit fitoi Medaljen e Artë si Instrumentisti më i Mirë shqiptar.

Në vitin 1989 mbërriti në Itali në sajë të një Burse Studimi dhe filloi mënjëherë një aktivitet të ngjeshur koncertor në Sallat më prestigjioze Koncertore italiane. U diplomua në Konservatorin Santa Cecilia në Romë me Fletë Nderi duke u bërë kështu violinisti më i ri i diplomuar në historinë e Konservatorit të Romës. Ai ftohet rregullisht të interpretojë në shumë Teatro të Evropës, duke ngjallur një sukses të madh te publiku dhe kritikët.

Prenotazione non più disponibile

  • Organizuar nga: Olen Cesari & Live in tirana
  • Ne bashkepunim me: Ambasciata d'Italia a Tirana, IIC di Tirana