Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të rinovojë bashkëpunimin me IHRFFA (Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut-Shqipëri), tashmë në edicionin e 19-të, duke mbështetur shfaqjen e filmit IO CAPITANO të Matteo Garrone.
Io Capitano nga Matteo Garrone
Me Seydou Sarr, Moustapha Fall, Issaka Sawagodo, Hichem Yacoubi, Doodou Sagna. Dramë – Itali, Belgjikë, 2023 – 121′
Filmi tregon historinë e dy të rinjve senegalezë, Seydou dhe Moussa, të cilët jetojnë në një fshat të vogël. Seydou është një djalë i turpshëm dhe introvert, ndërsa Moussa është më i sigurt dhe i vendosur. Dy djemtë janë kushërinj dhe kanë ëndërr të shkojnë në Europë për të pasur një jetë më të mirë. Udhëtimi është i gjatë dhe i rrezikshëm dhe të dyve iu duhet të përballen me shumë sfida, duke përfshirë rreziqet e shkretëtirës, tmerret e qendrave të paraburgimit në Libi dhe rreziqet e detit.
Filmi ka marrë 1 nominim për çmimet Oscar, 8 nominime dhe fituar 6 Nastri d’Argento, 15 nominime dhe fituar 7 David di Donatello. Filmi ka fituar çmim gjithashtu në Festivalin e Venecias, 1 nominim në Golden Globes, 2 nominime në European Film Awards si dhe çmim në Festivalin San Sebastian.
18.09.2024 ora 19:00
Akademia Marubi Kinema D3
Rruga Aleksandër Moisiu, Nr.78 – Kinostudio, Tiranë, Albania
Hyrja e lirë