Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë International Dance Festival, Tiranë me prezantimin e “Notte Morricone” nga CCN / Aterballetto.
Ennio Morricone, gjeniu i muzikës bashkëkohore, i ripunuar dhe riinterpretuar nga një prej koreografëve më të rëndësishëm ndërkombëtarë, Marcos Morau, në bashkëpunimin e tij të parë me Qendrën Koreografike Kombëtare / Aterballetto. Ky krijim mbresëlënës për gjashtëmbëdhjetë balerinë merr frymëzim nga trashëgimia e kompozitorit – fitues i dy çmimeve Oscar, tre çmimeve Grammy, tre Golden Globe, gjashtë BAFTA, dhjetë çmimeve David di Donatello, njëmbëdhjetë çmimeve Nastri d’Argento, dy çmimeve të Filmit Europian dhe një Leone d’oro për karrierën – shndërrohet në frymëzim dhe imazh për një poezi të re trupash. Një spektakël total, ku ndërthuren vallëzimi, artet pamore dhe ndikimet kinematografike.
Artist i aftë për të vënë në pikëpyetje thellësisht bashkëkohorësinë, Morau ndërton botë dhe peizazhe imagjinare në të cilat lëvizja dhe imazhi takohen dhe shkrihen mes tyre. Tek Morau, tema e hibridizimit të gjuhëve është vendase, dhe imagjinata më vizionare është një pjesë integrale e rrjedhës së tij krijuese. “Edhe pse është pothuajse e pamundur të ndash muzikën e tij nga imazhet që e shoqërojnë, Morricone tejkalon dhe ndërthuret me vetë jetën, me kujtimet, me bukurinë dhe mizorinë e një bote që vazhdon të përparojë”, pohon koreografi.
Notte Morricone zhvillohet në muzgun e një nate të zakonshme në jetën e një krijuesi. I vetëm dhe i hutuar para letrave, ai mban shënime dhe vizualizon melodi për filma që ende nuk ekzistojnë. Nata do të jetë e mbushur me vizitorë, dhe atje, mes letrave dhe notave muzikore, do të shfaqet djali, ai që donte të bëhej mjek, ai që e dinte se nuk mund të luante trombë si Chet Baker, por për të cilin jeta kishte rezervuar një fat të ndryshëm: të kthehej në një ikonë në përjetësi.
5egjia dhe koreografis nga Marcos Morau
muzika nga Ennio Morricone
balerinët: Ana Patrícia Alves Tavares, Elias Boersma, Estelle Bovay, Emiliana Campo, Albert Carol Perdiguer, Luigi Civitarese, Leonardo Farina, Matteo Fiorani, Matteo Fogli, Arianna Ganassi, Arianna Kob, Gador Lago Benito, Federica Lamonaca, Giovanni Leone, Gaia Mentoglio, Nolan Millioud
drejtuar dhe përshtatur muzikalisht nga Maurizio Billi
dizajni i zërit nga Alex Röser Vatiché, Ben Meerwein
teksti nga Carmina S. Belda
seti dhe dizajni i ndriçimit nga Marc Salicrú
kostumet nga Silvia Delagneau
prodhuar nga Fondazione Nazionale della Danza / Aterballetto
15 tetor 2025, ora 20:00
Teatro Nazionale dell’Opera e Balletto
Biletat në shitje: çdo ditë 10:00 – 14:00 / 16:00 – 20:00