Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkinë Tiranë, ka kënaqësinë t’ju ftojë në festën përmbyllëse të Javës së Italisë:
I colori dell’Italia / Ngjyrat e Italisë
08.06.2025 nga ora 18:00 ne oren 23:00
Pazari i Ri – Tirana
Një përvojë miqësore mes aromave, tingujve dhe shijeve të Italisë, në një udhëtim që bashkon kulturën, traditën dhe kreativitetin.
Eventi, i hapur për të gjithë, ofron një program të pasur aktivitetesh, që variojnë nga muzika live deri te gastronomia tipike, duke kaluar nëpër workshop-e, lojëra për fëmijë dhe hapësira dedikuar artit dhe artizanatit.
Një mundësi për të festuar së bashku bukurinë dhe vitalitetin e kulturës italiane në një atmosferë mikpritëse dhe festive