Me rastin e afrimit të sezonit të festave të Krishtlindjes, Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me CIDIM, prezantojnë Krishtlindja takon Kinemanë Italiane një koncert i Nello Salza Ensemble.
E enjte 3 dhjetor 2015 – ora 19,00
Katedralja Ortodokse – Salla Ipogea
Hyrja e lirë
Me pjesëmarrjen e :
Nello Salza, Trombë e Flikorno
Simone Salza, Sax
Vincenzo Romano, Pianoforte e Arrangiamenti
Gianfranco Romano, Bateri
David Medina, Bas
Nello Salza është një nga trombetistët më të njohur italianë. Ndër çmimet e mëdha të marra: Çmimi Oscar për muzikën e Nicola Piovani-t në filmin “Jeta është e bukur”, e cila e ka pakëzuar atë si tromba e kinemasë italiane. Që nga viti 1984 deri më sot ai ka inçizuar mbi 300 kolona zanore si trombë solist me kompozitorët më të mëdhenj të muzikës së filmit. Tani, si tromba soliste e Teatrit të Operës së Romës ka bashkëpunuar me dirigjentë të njohur me famë ndërkombëtare dhe ka kryer turne në pesë kontinentet, ka regjistruar CD solo duke filluar nga repertori klasik te këngët dhe kolonat zanore.
Simone Salza – Studimi i klarinetës dhe pastaj saksofonit e ka shpënë në përvoja të ndryshme. Në vite ka kaluar nga muzika klasike të jazzi dhe nga muzika e filmit tek muzika e lehtë. Ndër përvojat e tij më të rëndësishme ajo me Operan e Romës, Orkestrën rajonale të Lazio-s, me Umbria Jazz, Pino Daniele, Carmen Consoli dhe Festivalin e Sanremos.
Vincenzo Romano është pianist, aranxhiues dhe kompozitor. Si pianist ka luajtur në orkestrën e Akademisë Kombëtare të Santa Cecilia-s, në Institucionin Simfonik të Abruzzo-s, Orkestrën Rajonale të Lazio-s. Si Aranxhator ka bashkëpunuar me Suisse Romande, Ansamblin Galzio, I Cameristi di Roma. Është kompozitor i muzikës për teatër, film dhe televizion.
Gianfranco Romano filloi studimin e baterisë që kur ishte i ri duke u specializuar me Federico Sferra, Claudio Martucci, Mele Melotti. Që nga viti 1989 ka kryer turne dhe bashkëpunime me R. Pavone, D. Modugno, A. Sorrenti, Max Gazze. Ka qenë baterist dhe perkusionisti për Grupin italian të Veglave te Tunxhit, me Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia-s, Akademinë Muzikore italiane. Është docent i Baterisë pranë Liceut Volterra në Ciampino.
David Medina është instrumentist i kontrabasit dhe diplomuar nën drejtimin e Leonardo Colonna në Piacenza dhe specializuar në në kurse ndërkombëtare në Portogruaro me Ubaldo Fioravanti nga viti 2003 në 2005.
Ka studiuar Bas elektrik, Kontrabas jazz dhe Armonia me Mario Guarini, Massimo Moriconi dhe Andrea Avena.
Zhvillon një aktivitet intensiv në muzikën pop e jazz si në Itali dhe jashtë vendit. Paralelisht me aktivitetin muzikor kryen dhe aktivitete didaktike si mësues dhe koordinator në shkolla muzike të ndryshme në kryeqytet