Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Teatrin Eksperimental në Tiranë, për realizimin e spektaklit Ndërthurje me koreograf Daniele Ninarello.
Ndërthurje
Koreografia dhe koncepti: Daniele Ninarello
Balerinë: Semela Skenderasi, Mariel Brahimllari, Valentina Myteveli, Besjana Bytyqi
Muzika: Dan Kinzelman
Kostumet: dizenjuar nga Sofi Kara
Produksioni: Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”/ Tiranë
Mbështetur nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
Nderthurje eksploron marrëdhëniet e ndryshme të mundshme mes trupave dhe tingullit, hapësirës dhe zërit, duke lartësuar mënyrat se si veprimet që gjallërojnë hapësirën dhe përvojat perceptuese të çdo performuesi individual, mund të ndikojnë vazhdimisht dhe të transformojnë rrjedhën e ngjarjeve, duke kompozuar një koreografi të përbërë nga ndërthurje, rezonanca dhe sinkroni të vazhdueshme. Frymëzuar nga koncepti entanglement, trupat e përfshirë në një nomadizëm të përhershëm, lëvizin vazhdimisht nga një marrëdhënie ndërvarësie, duke i dhënë jetë imazheve komplekse në një përpjekje të vazhdueshme për t’u bërë bashkë
Nëpërmjet derivimeve dhe akordimeve të vazhdueshme krijohen peizazhe harmonike, arkitektura të lëvizshme dhe kombinime poliritmike që reflektojnë mbi thelbin e marrëdhënieve mes njerëzve dhe mbi mundësitë e shumta kompozicionale që mund të gjenerohen. Ashtu si një koncert trupash që kërcejnë, performanca reflekton në dëgjimin e ndërsjelltë dhe mundësinë e njohjes së njëri-tjetrit si trupa tingëllues, për t’u rikthyer në një rrjedhë të përbashkët dhe për t’ë inkurajuar njëri-tjetrin.
Daniele Ninarello është një artist i përfshirë në fushën e arteve skenike, gjuha koreografike e të cilit shquhet për një eksplorim të vazhdueshëm të lëvizjes dhe për qendërziminn e “trupit të gjallë” si një mjet ndërmjetësimi.

Që nga viti 2007, ai ka zhvilluar kërkimet e tij koreografike dhe të lëvizjes, duke paraqitur krijimet e tij në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Duke filluar nga viti 2010, veprat e tij u bënë pjesë e rrjetit Anticorpi Explo në Itali dhe më pas fituan shikueshmëri jashtë vendit falë projekteve Les Repérages dhe Dance Roads, të mbështetur nga MosaicoDanza dhe Festival Interplay.
Në vitin 2012, Ninarello fitoi DNA Romaeuropa Festival dhe u zgjodh për të marrë pjesë në projektin ndërkombëtar Residenza in Sharing, duke bashkëpunuar me qendrat TROIS–CL dhe TanzTendenz në Mynih. Në të njëjtin vit, vepra e tij Man Size u prezantua në Charleroi për Les Repérages dhe u zgjodh, së bashku me Non(leg)azioni, për CDC – Les Hivernales of Avignon 2011, si pjesë e aktivitetit 100% Danse “Quand les régions s’ en mêlent…”.
Në vitin 2013, Ninarello themeloi, së bashku me balerinën Marta Ciappina, Shoqatën CodedUomo, me synimin për të promovuar dhe shpërndarë punën e tij kërkimore në Itali dhe jashtë saj.
Vitet e fundit, ai ka bashkëpunuar si docent me qendra të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Balletto Teatro Torino, M.A.S. të Milanos, Accademia Nazionale di Danza të Romës, Casa dello Spettacolo të Pomezias, Almadanza Professional Programme të Bolonjës dhe Balletto të Esperias.
Në vitin 2018, ai ishte i ftuar si docent dhe koreograf nga Balletto i Romës, në Qendrën e Trajnimit të Avancuar të Kërcimit “ArteMente” në Milano, në Universitetin e Arteve në Amsterdam për krijimin e CHORA-s dhe në Beijing Dance Festival LDTX për pesë ditë trajnim. Ka marë pjesë gjithashtu në projektin Meteore Coreografiche në Messina.
Aktualisht është i angazhuar me produksionin e tij të ri, Healing Together (titull i përkohshëm), i mbështetur nga Étape Danse. Ky projekt rezidencash ndërkombëtare koordinohet nga Mosaico Danza dhe shikon bashkëpunimin e partnerëve Fabrik Potsdam (Gjermani), La Maison – qendra e zhvillimit të koregrafisë kombëtare Uzès Gard Occitanie, Théâtre de Nîmes (Francë) dhe Fondazione Piemonte dal Vivo, me mbështetjen e Lavanderia a Vapore e Torinodanza Festival – Fondazione Teatro Stabile në Torino.
http://www.danieleninarello.it/about-2/