Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me DAM Festival, tashmë në edicionin e 19-të, duke mbështetur pjesëmarrjen e pianistit Nazareno Ferruggio i cili prezanton një program kushtuar sonatave të Domenico Scarlatti-t.
Pasi u diplomua me rezultate të shkëlqyera pranë Konservatorit të Muzikës Niccolò Piccini në Bari në klasën e Pierluigi Camicia, dhe pas përfundimit të një kursi pasuniversitar në Musikhochschule Mannheim (Gjermani) në klasën e Ragna Schirmer, Nazareno Ferruggio përfundoi studimet në Musikhochschuleik Bernë (Zvicër) me Rada Petkovën. Ai bëri debutimin e tij si solist me Orkestrën Simfonike të Barit. Ka fituar tetëmbëdhjetë çmime të para në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2005, fitoi çmimin prestigjioz të Konkursit Ndërkombëtar të Pianos Ibla Grand Prize, duke fituar çmimin më të mirë për kompozimet e Debussy. Në vitin 2006, bëri debutimin e tij në Carnegie Hall në Nju Jork dhe gjithashtu performoi në Little Rock (Arkansas), Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2007, mori Çmimin Special Liszt në Konkursin e 8-të Ndërkombëtar të Pianos Grieg në Oslo. Në vitin 2008, fitoi një çmim dhe një bursë Rotary në Akademinë Pianale në Fulda (Gjermani). Në vitin 2009 fitoi çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Pianos “Premio Valentino”. Në vitin 2007, udhëtoi gjerësisht në Indonezi, ku mbajti edhe masterclass dhe recitale në Xhakarta dhe Surabaya. Në vitin 2008, bëri debutimin e tij në Wiener Saal në Salzburg. Artisti është ftuar të luajë në festivale të ndryshme muzikore, duke përfshirë Sommets du classique, Festivalin Ndërkombëtar të Pranverës, Cantiere international di musica Contemporanea, Festival della Musica Contemporanea në Lima, Festivalin Ascoli Piceno, Festivalin Liszt në Milano, Raices 2015 Meksikë. Ai ka luajtur si solist me ICO Orchestra Provincia di Bari, ICO Orchestra della Magna Grecia, Orkestrën Filharmonike të Maltës, Orquestra Sinfonica de Michoacan dhe Orkestrën MAV të Budapestit, si dhe ka interpretuar koncerte për piano nën drejtimin e dirigjentëve si Nicola Scardicchio, Brian Schembri, Karl Martin, Hakan Sensoy, Claudio Morbo dhe Gordon Campbell.
Programi:
Domenico Scarlatti : Sonata K. 380
Sonata K. 64 ” Gavotta ”
Sonata K. 159
Sonata K. 20
Sonata K. 438
Sonata K. 9
Sonata K. 141 ” Toccata ”
Sonata K. 531
Sonata K. 466
Sonata K. 1
Frédéric Chopin Chopin : Notturno op. 9 n. 1 e Grande polacca brillante op. 22