Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ekspozita – Udhëtime në Itali. Kinemaja italiane e viteve 1943-2016

Edicioni XVII i Javës së Gjuhës Italiane në Botë – “Kinemaja italiane, italishtja në kinema”

//

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë dhe Qëndrën e Kinemasë të Qytetit të Cesena-s ka kënaqësinë të hapë edicionin e XVII të Javës së Gjuhës Italiane në botë me ekspozitën fotografike Ekspozita – Udhëtime në Itali. Kinemaja italiane e viteve 1941-2016

16 tetor 2017, ora 18

Konsullata e Përgjithshme e Italisë

Vlorë

 

Ekspozita – Udhëtime në Itali. Kinemaja italiane e viteve 1943-2016 

Në qoftë se para luftës ishte mjaft e rrallë që kinemaja italiane të dilte nga teatri, menjëherë pas luftës, në shtysën estetiko – produktive të Neorealizmit, kinemaja italiane ka zbritur në rrugët dhe sheshet dhe ka filluar të lëvizë përgjatë gadishullit. Dhe kjo ishte një praktikë që përfshinte jo vetëm filmat neorealistë, por edhe komeditë dhe melodramat, kinemanë popullore dhe atë të elitës. Një shtytje që ka prekur të gjithë kinemanë e dekadave të ardhshme, gjithmonë duke kërkuar vende të reja për historitë e saj.

Ekspozita “Udhëtime në Itali. Kinemaja italiane e viteve 1941-2016” synon të dëshmojë atë mënyrë prodhimi, duke u përqëndruar në njërën anë te dokumentacionit të vendndodhjeve të ndryshme rajonale të zgjedhura herë pas here nga ekipet e ndryshme, dhe nga ana tjetër duke theksuar punën e shkëlqyer të disa breza fotografësh të skenës, gjatë 75 viteve. Me përjashtim të Romës, përjashtuar për shkak se në të kaluarën ishte subjekt i hetimeve të gjera, e gjithë Italia është e përfaqësuar, nga rajonet veriore deri te ato të Sicilisë, nga qytetet e vogla në ato të mëdha.

E gjitha formon një album interesant të vendeve dhe imazheve, ndjenjave dhe fytyrave që nga Ossessione i Luchino Visconti (1943) deri te Un bacio i Ivan Cotroneo (2016). Shumica e imazheve vijnë nga koleksionet fotografike të Qendrës së Kinemasë së Qytetit të Cesena-s, të plotësuara me fotografi të ofruara nga institucione të tjera publike, nga agjenci private dhe, në disa raste, nga vetë fotografët.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura
  • Ne bashkepunim me: Cons.Gen. d'Italia a Valona e Centro Cinema Città