Arkitektë italianë dhe shqiptarë reflektojnë mbi ndërtimet informale shqiptare
Instituti Italian i Kulturës prezanton ekspozitën Evoked – Architectural diptychs, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Politekniku i Barit dhe INTBAU Albania mbi temën e ndërtimeve informale të cilat kanë ndryshuar imazhin e territorit shqiptar. Ekspozita do të shoqërohet nga një katalog.
22 shkurt – 6 mars 2016Përurimi me 22 shkurt, ora 17.30
FAB GALLERY- Universiteti i Arteve
Tiranë
Me pjesmarrjen:Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban; Cons. d’Amb. Marcello Cavalcaselle, Ambasada Italiane në Tiranë; Ark. Domenico Pastore, kurator; Ark. Stefano Boeri.
EVOKED është një ekspozitë e cila eksploron fenomenin e arkitekturës për banim informale të ndërtuara në mënyrë të pakontrolluar në territorin shqiptar që nga viti 1991. Mos përfundimi i ndërtimit dhe procesi i veçantë i okupimit të strukturave ka çuar në një imazh të ri të peizazhit shqiptarë, sidomos në bregdet.
Sot ndërtesat e papërfunduara apo të banuara pjesërisht kërkojnë një reflektim mbi modelin e strehimit dhe marrëdhënies me peizazhin.
Duke marrë shkas nga 16 fotot e shkrepura nga Albes Fusha, 32 arkitektëve italianë dhe shqiptarë kanë zhvilluar këndvështrimet e tyre. Ato do të ekspozohen bashkë duke i dhënë kështu jetë një debati me tematikë arkitekturën informale dhe potencialet e këtyre ndërtesave.
Ekipi i kuratorëve:
A. Greca, A. Koçollari, A. B. Menghini, D. Pastore, F. Pashako, G. Resta
Fotograf:
Albes Fusha
Arkitektë shqiptarë:
A. Baboci, A. Bicoku, studio B&L, T. Dano, E. Fagu, E. Godo, A. Golemi, A. Koçollari, A. Lufi, K. Merxhani, M. Mitrojorgji, A. Raca, D. Tytymce, P. Vaso, M. Velo, A. Vokshi
Arkitektë italianë:
Studio ma0, L. Galofaro, C. Baglivo, Studio BOMA, Ch. Gambardella, C. Moccia, B. Servino, D. Vargas, Studio 2A+P/A, F. A. Fusco, L. Netti, Studio Spacelab, M. Beccu, L. Ruali, M. Ghidoni, Studio OfCA.