Homazh për VICO MAGISTRETTI
Me pjesëmarrjen e prof. Lorenzo Imbesi profesor i dizajnit në Universitetin La Sapienza – Romë
Vico Magistretti (1920 – 2006), arkitekt dhe designer, ka qenë një protagonist i dizajnit italian dhe objektet dhe mobiljet të projektuara nga ai karakterizohen nga një tendencë konstante e thjeshtësisë. Nëpërmjet drafteve, dizenjove, fotografive, shënimeve dhe letrave, ekspozita tregon historinë e bashkëpunimit profesional ndërmjet mjeshtrit milanez dhe disa studiove më të rëndësishme në fushën e dizajnit – Artemide, De Padova, Flou, Oluce dhe Schiffini – në harkun kohor prej më shumë se njëzet vitesh.