Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ekspozitë – Komuniteti Itali: revista, libra, projekte, institucione

XVI Java e Gjuhës Italiane nëpër Botë.

 

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë dhe Triennalen e Milano-s, prezanton ekspozitën Komuniteti Itali: revista, libra, projekte, institucione kuruar nga Raffaella Poletti dhe Paola Nicolin.

18 tetor – 18 nëntor 2016

Përurimi: 18 tetor, ora 18,00

Do të marrë fjalën Raffella Poletti

Galeria Kombëtare e Arteve

Tiranë

Komuniteti Itali është një ekspozitë e arkitekturës italiane e shekullit të Njëzetë, kuruar nga Alberto Ferlenga dhe Marco Biraghi, e cila u mbajt në Triennalen e Milanos në nëntor 2015. Ekspozitë, e ndarë në seksione, ka tentuar të nxjerrë në pah kompleksitetin e veçantë dhe pasurinë e kulturës arkitektonike italiane dhe aftësinë e saj për t’u frymëzuar dhe për të marrë forcë nga një marrëdhënie e ngushtë me qytetin dhe peisazhin.

Në Tiranë, Komuniteti Itali prezantohet me disa prej këtyre seksioneve: ai i botimit, kuruar nga Raffaella Poletti dhe ai i Institucioneve kulturore kuruar nga Paola Nicolin. Tema e parë do të prezantohet përmes kopjeve dhe kopertinave, një zgjedhje librash dhe revistash që i përkasin atij sezoni të rëndësishëm botimesh, që veçanërisht në vitet ’70 dhe ’90 kanë qenë një “specialitet” i vërtetë italian. Tema e dytë, ajo e institucioneve kulturore, trajtohet nëpërmjet një videoje kushtuar Trienales, Bienales dhe Maxxi, vepra të Luca Trevisani-t.

Do të kompletojë këtë version të ekspozitës, organizuar nga Filippo Orsini, një zgjedhje e albumeve që përmbledhin punën e këtyre arkitektëve, të njohur dhe më pak të njohur, të cilët kanë pasuruar panoramën italiane duke ndërhyrë si në rinovimin e kulturës së saj arkitektonike ashtu dhe në transformimet e vërteta të qytetit dhe peisazhit.

 

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura e la Triennale di Mil
  • Ne bashkepunim me: Ministero della Cultura Albanese