Nga 16 janari deri më 2 prill 2017, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë pret ekspozitën e parë të këtij dimensioni në Shqipëri: “Kryeveprat e artit italian të viteve 1900”. Kjo ekspozitë, që do të mbajë më shumë se 100 vepra të shkëlqyera të Galerisë së Artit Modern të Romës, përfaqëson një kontribut thelbësor në historinë e artit italian të shekullit të XX.
Mbështetur fuqimisht nga institucionet publike shqipëtare, ekspozita u realizua falë një partneriteti publik- privat , me promovues të palës shqiptare, Kryeministrinë, Ambasadën e Italisë Italiane në Tiranë, Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, Ministrinë Kulturës në Shqipëri, Bashkinë e Tiranës dhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, dhe me promovues të palës italiane Bashkinë e Romës, Departamentin për Rritjen Kulturore – Arkeologjinë si dhe me kontributin thelbësor të Fondacionit Terzo Pilastro – Italia e Mediterraneo në personin e Presidentit, prof. Av. Emmanuele F.M. Emanuele.
E gjitha nën kordinimin, prodhimin dhe organizimin e Arthemisia, shoqëri lider në nivel ndërkombëtar për artin dhe kulturën.
Midis pikturave, skulpturave, akuareleve dhe skicimeve, rrugëtimi ekspozitës – kuruar nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani – hulumton përmes kulturës artistike e cila i ka rrënjët e saj në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX-të.
Figurat femërore të mrekullueshme, portretet e personazheve të famshëm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit të Përjetshëm dhe të fushave romane: janë këto temat dhe subjektet që kanë kontribuar në afirmimin e artistëve të mëdhenj si Giacomo Balla (Ritratto di Nathan, 1910 – Portreti i Nathan-it), Carlo Carrà (Partita di calcio, 1934 – Ndeshje futbolli), Giorgio de Chirico (Combattimento di gladiatori, 1933-1934 – Ndeshje gladiatorësh), Filippo de Pisis (Natura morta – pesci e bottiglia, 1925 – Natyrë e qetë – peshq dhe shishe), Giuseppe Capogrossi (Giuochi del 1935 – Lojëra), Renato Guttuso (Tetti di Roma, 1957-59 – Pullazet e Romës) e Adolfo De Carolis (Donna con fiori – Nudo di donna con rose, 1910 – Grua me lule – Nudo gruaje me trëndafila).
Në ekspozitë gjenden edhe veprat e Antonio Donghi, Afro, Duilio Cambellotti, Franco Gentilini, Felice Casorati, Enrico Coleman, Fortunato Depero, Vittorio Grassi, Achille Funi, Carlo Levi, Giacomo Manzù, Alberto Savinio, Tato e Giulio Turcato, e vetëm për të përmendur disa nga mbi 60 protagonistët e pranishëm në ekspozitë.
Nëpërmjet gjashtë seksioneve – Natyralizmi i Vonë dhe Simbolizmi, Secesioni Roman, Futurizmi dhe Aeropiktura, Tradita italiane dhe dialogu me antiken, Shkolla Romane, Figuracioni dhe Abstraksioni -, ekspozita paraqitet si një unicum dialogu ndërmjet lëvizjeve të ndryshme artistike që zhvillohen gjatë Nëntëqindtës.
Duke u nisur nga vlerat simboliste të pikturës së peizazhit, ndërmjet fundit të Tetëqindtës dhe në fillim të shekullit e duke kaluar përmes asaj dëshire për rinovim dhe modernitet, që eksponentët e Secesionit roman jetojnë në vitet Dhjetë, arrijmë në shpërbërjet futuriste dhe aeropiktorët e viteve Njëzet e Tridhjetë; nga tendenca për rikuperimin e antikes dhe të traditës italiane që karakterizon lëvizjet e ndryshme artistike të atyre viteve (nga Realizmi magjik te Metafizika dhe te Klasicizmi i skulpturës), pastaj vazhdon thellimi i Shkollës romane që ofron një grup kryeveprash të artit italian të Nëntëqindtës dhe për t’u bashkuar, më në fund, me fazën e figuracionit dhe abstraksionit që karakterizoi kulturën e viteve Katërdhjetë dhe Pesëdhjetë.
Ekspozita shoqërohet me një katalog dygjuhësh në italisht dhe shqip, botuar nga Silvana Editoriale.
16 janar – 2 prill 2017
Galeria Kombëtare e Arteve – Tiranë
Hyrja me pagesë
http://www.galeriakombetare.gov.al/faqja-kryesore/
Orari i hapjes
Çdo ditë, nga ora 10.00 deri në orën 19.00
(Biletaria mbyll një orë përpara)
Informacione dhe rezervime
T+355 042 226033