Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Mi mancano le parole / Më mungojnë fjalët! – Takim me Pasquale Campanella-n

Pasquale.Campanella _web

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Bulevard Art and Media Institute me pjesëmarrjen e artistit Pasquale Campanella.

Fjalët mungojnë kur zgjedhim të mos i mbyllim çështjet, duke i ripërpunuar vazhdimisht.

Pasquale Campanella, i lindur në Bari, Pulia, dhe i transferuar në Milano në 1976, filloi t’i jepte formë veprimeve performuese urbane, në vite të karakterizuara nga një militantizëm i fortë politik. Ndër vite, ai ka ndërthurur trupin dhe zërin në hapësirën publike të protestës ,me kërkimin personal artistik, të promovuar nga sistemi i artit. Nevoja për të eksploruar gjithashtu kuptimin politik të të qenit artist në një sferë publike, e shtyu të punojë në botën sociale, duke krijuar grupin Wurmkos në 1987. Një laborator territorial kolektiv dhe i përhershëm, i karakterizuar si një hapësirë ​​fluide dhe e hapur, e aftë të përfshijë subjekte të ndryshme, një vend për të ndërtuar ndryshime.

Në Tiranë, Campanella do të prezantojë një histori kërkimi mbi atë që ne e quajmë prodhimi i hapësirave të përbashkëta, si një proces dhe si një praktikë arti që rindërton marrëdhëniet shoqërore dhe format e bashkëpunimit.

“Më mungojnë fjalët” është një takim  me artistin, në kuadër të projektit Living Bridges të grupit Wurmkos, i porositur nga Bulevard Art and Media Institute , mes Tiranës dhe Sesto San Giovanni-t dhe i mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.

25.03.2024 në orën 19:00

Destil Garden – Tiranë

Bulevardi Zogu i Parë

  • Organizuar nga: Bulevard Art and Media Institute
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë