Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Mesdheu, një det dialogu

Mediterraneo Dialogo_Instagram-ITA

Instituti Italian i Kulturës, GOCAT – Galeria e Artit Bashkëkohor Tiranë dhe CIHEAM Bari (Qendra Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare)

prezantojnë

Mesdheu, një det dialogu
Praktikat e vyera në zhvillimin dhe promovimin e komuniteteve bregdetare nëpërmjet bashkëpunimit, dialogut dhe inovacionit

26/3/2025 ora 18.00
Tiranë, Galeria GOCAT
Piramida dhe Tiranës, Bulevardi Dëshmorët dhe Kombit
Hyrja e lirë

Takimi do të drejtohet nga Massimo Zuccaro, Administrator Shkencor për Ekonominë Blu dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Zonave Bregdetare dhe Antonio Errico, Ekspert i Lartë në Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komuniteteve Bregdetare.

Veprimtaria do të nxjerrë në pah aktivitetet dhe përvojat e shumta transnacionale të ndërmarra, përfshirë ato me Shqipërinë, duke theksuar një dialog të vazhdueshëm dhe konstruktiv midis komuniteteve bregdetare në Mesdhe dhe më gjerë. Strategjia CIHEAM thekson kalimin nga koncepti i territoreve bregdetare në atë të komuniteteve bregdetare, duke promovuar një formë të re të “humanizmit bregdetar“, i cili vendos në qendër njerëzit dhe jo vendet. Referuesit do të diskutojnë mbi veprimet e kryera ndër vite për të forcuar ndërgjegjësimin lidhur me kapitalin njerëzor, social, ekonomik dhe mjedisor të çdo komuniteti, duke inkurajuar dialogun dhe shkëmbimin e njohurive, me qëllim zhvillimin e praktikave të mira që synojnë arritjen e objektivave të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare.

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: GOCAT - Gallery of Contemporary Art Tirana