Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Me fjalë të tjera – Bisedë me Durim Taçin

Invito_Durim Taci_web

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Europe House Albania, ka kënaqësinë të prezantojë një takim të ri të ciklit Me fjalë të tjera, një seri takimesh dhe bisedash me zërat më interesantë të letërsisë artistike italiane me origjinë shqiptare.

Protagonist i takimit do të jetë shkrimtari Durim Taçi, i cili do të bashkëbisedojë me Fabio M. Rocchi, profesor universitar në Departamentin e Letërsisë të Fakultetit Histori-Filologji të Tiranës dhe me Tobias Xhaxhiun, autor romanesh dhe pjesësh teatrale.

Durim Taçi, shqiptar në lindje, por i birësuar në Bergamo, jeton në Itali që prej viteve 2000. Ai ka studiuar filologji në Tiranë dhe kjo përgatitje solide, e pasuruar gjatë formimit të tij me përvoja të tjera, i ka mundësuar të bëhet i njohur si përkthyes nga italishtja në shqip – i autorëve të rëndësishëm si Italo Svevo dhe Alberto Moravia – por edhe nga gjuhë të tjera si anglishtja. Ai përkthen gjithashtu në italisht letërsi bashkëkohore shqiptare.

Është edhe falë dygjuhësisë së pastër dhe të thellë, që duke filluar nga viti 2016, kaloi tek narrativa, e cila gjatë 8 viteve të fundit na lejon të identifikojmë një korpus të madh tekstesh të tij. Kujtojmë titujt e disa librave, si: Codice Kanun, Edizioni d’Este, 2016; Extra Time, la tua seconda persona, Mimesis Edizioni, 2021; Una presenza che sfugge, Lubrina Editore, 2021; Da un’altra porta, Besa Editrice, 2023.

Versionin e parë të librave, Durim Taçi e ka shkruar gjithmonë në italisht, por nuk ka pushuar asnjëherë së “rivëni në lojë”, edhe duke u vetëpërkthyer në gjuhën e tij amtare. Për këtë arsye, veprat e tij Extra Time, Vetja jote e dytë, Botimet Fishta, 2019; Një prani në ikje, Botimet Fishta, 2020; Nga një derë tjetër, Botimet Fishta, 2021, janë të përhthyera edhe në shqip.

02.06.2024 në orën 18:00

Europe House, Rruga Papa Gjon Pali II

Hyrja e lirë

Gjuha e aktivitetit: italisht

 

 

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Europe House Albania