Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

MATTEO RAGNI në Tirana Design Week

Konferencë dhe workshop

Me rastin e Tirana Design Week Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës Polis, ka kënaqësinë të prezantojë Matteo Ragni-n, një nga dizenjatorët italianë më të shkëlqyer të gjeneratës së tij. Matteo Ragni, do të përurojë Tirana Design Week me një konferecë me titull Matteo Ragni: Design for Better Days dhe do të mbajë si Souvenir për Tiranën, një workshop mbi dizajnin industrial, i ndihmuar nga Chiara Moreschi.

Konferenca: 15 shtator 2015, ora 10.00


Muzeu Historik Kombëtar – Salla UNESCO – Tiranë


Hyrja e lirë


Workshop: 14-19 shtator 2015hapja: 14 shtator, ora 16


Qendra Rinore


Rruga e Kavajes – Tiranë


Regjistrimi: 30 €


Për regjistrimin dhe më shumë informacione:


http://tiranadesignweek.com/read-more-take-part-to-workshops.htmlMatteo Ragni është diplomuar për Arkitekturë në Universitetin Politeknik të Milanos. Në vitin 2001 ka fituar me Giulio Iacchetti-n  Compasso d’Oro ADI për pirunin/lugë të biodegradueshëm “Moscardino”, tashmë në Koleksionin e Përhershëm të Design në MOMA në New York.


Në vitin 2008 ai fitoi Wallpaper Design Award ’08 për abazhurin e tryezës / mbajtësen e librave Leti prodhuar nga Danese. Po në vitin 2008 ai themeloi TobeUs, markën e e makinave prej druri  të prodhuara në mënyë artizanale në Itali, një markë që dëshiron të jetë një manifest për një konsum të përgjegjshëm dhe që shpesh merret me seminare dhe ekspozita. Për shtëpinë botuese Corraini ka botuar “Camparisoda: aperitiv i shpejtë futurist, nga Fortunato Depero te Matteo Ragni”  për të festuar 100 vjetorin e Futurizmit  dhe, në vitin 2012, librin “Wallpaper Celebration” me Jannelli & Volpi. Po në vitin 2012 ai fitoi Çmimin Kombëtar për Inovacionin “Premio dei Premi” për projektin W-eye. Në fund të vitit 2013 u mbajt në Institutin Italian të Kulturës në Toronto një ekspozitë përkujtimore mbi aktivitetin e tij me titull ” Matteo Ragni: Almost 20 Years of Design “. Në vitin 2014 me Giulio Iacchetti-n fiton çmimin Il secondo Compasso d’Oro ADI  për serinë e pusetave Montini. Në vitin 2015 ftohet si përfaqësues i edicionit italian të projektimit në Tianjin International Design Week me një ekspozitë personale “Matteo Ragni: Design for Better Days” një ekspozitë me fotografi nga Max Rommel.


Përkrahas punës si designer ai punon edhe si profesor në disa universitete ndërkombëtare,  në fushën e art director dhe atë të arkitekturës.


Tirana Design Week është aktiviteti i parë i organizuar në Shqipëri, kushtur tërësisht design-erit. Edicioni i vitit 2015 – me moton “Design Now” – i kushtohet përpjekjeve për të kuptuar se cilat janë shprehjet më të fundit dhe bashkëkohore të sektorit. Disa nga temat që do të trajtohen janë: nëse design mund të plotësojë nevojat e shoqërisë bashkëkohore dhe se si ai mund të bëhet një katalizator që trajton ndryshimet.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N