Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Masterclass dhe Koncerte nga Enzo Favata

Pas suksesit të turit në Shqipëri realizuar në kuadër të JazzFest 2015, Enzo Favata është ftuar të mbajë një masterclass pranë Liceut të Muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër. Gjatë javës do të mbajë dhe dy koncerte, një në Shkodër dhe një në Tiranë i shoqëruar nga Enrico Zanisi dhe muzikantë shqiptar.

Aktualisht një nga muzikantët sard më aktiv dhe i njohur në panoramën muzikore italiane dhe ndërkombëtare, Enzo Favata është një artist i gjithanshëm të cilit i pëlqen të studjojë në 360 gradë universin e tingujve. Rrugëtimi i tij original i kërkimeve e sjell të matet me gjuhë të ndryshme muzikore, të lidhë arkaiken me modernen dhe kultura muzikore te ndryshme. Luan sax tenore, soprano dhe sopranino, klarinetë basso, instrumentë etnik dhe frymorë. Ka aftësi të përdorë live electronics që e përdor bashkë me instrumentët akustikë. 


Koncerti Jazz Italian Night nga Enzo Favata & Enrico Zanisi E enjte 21 janar, ora 20.30


Hotel Rogner, Tiranë


 


Koncerti në Shkodër nga Enzo Favata & Enrico Zanisi


E shtunë 23 janar, ora 18


Salla e koncerteve, Liceu Artistik “Prenk Jakova”, Shkodër



 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N