Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Dërgomë shumë jetë i Paolo Di Paolo

Mbi magjinë, lodhjen dhe rrezikun e të qënit i ri

Prezantim i variantit në gjuhën shqipe të librit

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë dhe Shtëpinë Botuese Dudaj, ka kënaqësinë të mirpresë shkrimtarin Paolo Di Paolo në prezantimin e romanit të tij Mandami tanta vita në gjuhën shqipe.

 


17 shkurt – 18.00


Biblioteka e Institutit Italian i Kulturës Pallati i Kulturës, Sheshi Skënderbej, kati i II, TiranëHyrja e lirë


18 shkurt  2016 – 11,30


Auditori – “Reald University of Vlorë”


Lagjia “24 Maji” Rruga “Zahir Pajaziti” Vlorë


(pranë stacionit të trenit në Vlorë)Hyrja e lirë


 


Mandami Tanta Vita [Dergome shume jetë, 2015, Dudaj, përkthimi nga Agim Doksani]


Jemi në Italinë fashiste të viteve njëzet të shekullit të njëzet. Nga njëra anë është Piero, një intelektual anti-fashist premtues i detyruar të largohet nga Italia, të braktisë gruan e tij dhe djalin, si pasojë e kërcënimeve serioze të marra ndaj shkrimeve të tij. Nga ana tjetër është Morlando, një student i ri universitar i cili ndodhet në Torino për një sesion provimesh, i cili gjatë udhëtimit me tren ka shkëmbyer valixhen e tij me atë të një fotografi. Fatet e të dyve ndërthuren, pasi që të dy, për arsye të ndryshme, do të udhëtojë drejt Parisitt, por do të kenë rezultate të ndryshme. Duke kujtuar një nga figurat më të shquara të antifashizmit italian Piero Gobetti, Paolo Di Paolo ka shkruar një roman pasionant i frymëzuar nga magjia, lodhja dhe rreziku i të qënit i ri.




Paolo Di Paolo u lind në vitin 1983 në Romë. Në vitin 2003 hyri në finalen e Çmimit Italo Calvino me romanin Nuovi cieli, nuove carte. Është autor i Ogni viaggio è un romanzo (2007) dhe i romanit Raccontami la notte in cui sono natto (2008; Ue 2014). Për teatrin ka shkruar Il respiro leggero dell’Abruzzo dhe L’innocenza dei postini, vënë në skenë në Festivalin e Teatrit Italia 2010 në Napoli. Ai punon për televizionin dhe shkruan në faqet kulturore të disa gazetave, si “Il Sole 24 Ore” dhe “l’Unità”. Me Dove eravate tutti (Feltrinelli, 2011) fitoi Çmimin Mondello dhe Çmimin Super Vittorini 2012. Në vitin 2012 doli libri La meravigliosa stranezza di essere vivi. Mandami tanta vita (Feltrinelli, 2013) fitoi Çmimin Salerno Liri i Evropës, Çmimin  Fiesole dhe ka qenë finalist i Çmimit Strega.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N