Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

M° CLAUDIO MORBO drejton orkestrën e RTSH

Ouverture, Intermezzi dhe Arie

M°Claudio Morbo (me pjesëmarrjen e Evis Mula-soprano dhe Armaldo Kllogjeri-tenor) drejton Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar duke i ofruar publikut Ouverturë, Intermezzi dhe Arie Italiane të autorëve më të mëdhenj italianë dhe shqiptarë, të tillë si G. Verdi, G. Puccini, G. Rossini, R. Leoncavallo, Thoma Gaqi dhe Borana. Maestro, pas përfundimit të studimeve të tij për kompozicion, muzikë korale dhe drejtim kori me F. Prestia dhe I. Fedele në konservatorët e Torinos dhe Milanos, perfeksionohet më tej me A. Corghi dhe F. Donatoni. Ka studiuar drejtim orkestre me G. Bellini në Milano dhe në Romë me N. Samale. Ka punuar në Itali dhe jashtë vendit, duke dirizhuar rregullisht orkestra të ndryshme (Orkestra “G. Bizet” Romë, Piccola Orchestra Italiana e Parmës, Nador Chamber Orchestra e Budapestit, Euphon Ensemble e Torino-s dhe Orchestra Sinfonica e Aka-demisë se Milano-s) duke fituar dhe marrë çmime në konkurse të rëndesishme ndërkombëtare për kompozim. Është Drejtor Muzikor i Festivalit Lirik të Verës në Fenestrelle që nga viti 2000, ai ka drejtuar vepra prestigjioze repertori.

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N