Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Vince Abbracciante e Fabrizio Bosso “Luna Tu” – muzika e Piero Piccioni në Tiranë

V.Abbracciante_F.Bosso_musica PP

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Universitetin e Arteve dhe Albanian Jazz Society, ka kënaqësinë të prezantojë koncertin e Vince Abbracciante  e Fabrizio Bosso “Luna Tu” – muzika e Piero Piccioni

Vince Abbracciante: fizarmonikë
Fabrizio Bosso: trombë
Giovanni Angelini: bateri
Nicola Di Camillo: bas

Piero Piccioni është një nga kompozitorët më të rëndësishëm të kolonave zanore të kinemasë italiane, i aftë në lëvrimin e zhanreve të ndryshme muzikore dhe me një prirje të qartë për xhazin. Muzika e tij shoqëroi imazhet e regjisorëve si Antonioni, Rosi, Monicelli, Sordi, Bertolucci dhe shumë të tjerë, duke krijuar atmosfera të paharrueshme dhe melodi sugjestionuese. Për të kremtuar gjenialitetin e tij muzikor, tre muzikantë të talentuar, që ndajnë pasionin për kinemanë, kanë vendosur të riinterpretojnë disa nga kompozimet e tij më të rëndësishme, duke i aranzhuar ato në një tonalitet xhaz/modern dhe duke krijuar një koncert përfshirës, që nxjerr në pah shkathtësinë dhe origjinalitetin e kompozimeve të Mjeshtrit të madh, duke zbuluar aftësitë performuese të muzikantëve.

Vince Abbracciante, i konsideruar si “ylli në ngritje i fizarmonikës në Itali” (Dizionario del Jazz Italiano 2014), drejton trion, e cila plotësohet nga seksioni i shkëlqyer i ritmit të Nicola Di Camillo në kontrabas dhe Giovanni Angelini në bateri.

I ftuar i shquar është trombisti Fabrizio Bosso, i njohur si një nga virtuozët më të mëdhenj të instrumentit të tij në Itali dhe jashtë saj, me një karrierë të pasur në projekte origjinale dhe bashkëpunime me artistë të njohur. Tromba e tij nxjerr në pah me mjeshtëri harmonitë dhe nuancat e muzikës së Piccioni-t, duke krijuar një dialog intensiv dhe të gjallë me fizarmonikën e Abbracciante-s.

Koncerti është pra një udhëtim muzikor përmes kulturës pop italiane, duke ripërshkuar fazat e karrierës së Piero Piccioni-t përmes veprave të tij më të rëndësishme, duke përfshirë filma të tillë si London Smoke, The Tenth Victim, My Love, Help Me, Handsome Ones Emigrant to Australia, Once Upon a Time, An Italian in America dhe shumë të tjerë, në atmosferën unike dhe plot emocione që bashkimi i Muzikës dhe Kinemasë mund të krijojë, falë melodive dhe imazheve vërtet të përjetshme.

Vince Abbracciante PP Trio feat. Fabrizio Bosso – Vince Abbracciante

 

18.03.2026 ora 19:00

Salla e Koncerteve – Universiteti i Arteve, Tiranë

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë
  • Ne bashkepunim me: Bashkia e Tiranës, Universiteti i Arteve dhe Albanian Jazz Society