Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Luigi Prestinenza Puglisi

SUPERMOSTRA_albania_invitation

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin e Nju Jorkut Tiranë, ka kënaqësinë të prezantojë Supermostra Albania/Italia 2024.

Supermostra Albania e ka origjinën nga një rastësi fatlume e marsit 2023, kur ekspozita e arkitektëve italianë, Supermostra 22, e kuruar nga Luigi Prestinenza Puglisi dhe Ilaria Olivieri, u organizua pranë Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë.

Nisma pati sukses dhe vlerësim të madh nga publiku, duke frymëzuar kështu idenë e zgjerimit të observatorit Supermostra përtej kufijve kombëtarë, për të eksploruar talentet e reja në fushën e arkitekturës në Shqipëri. Panorama arkitekturore shqiptare po përjeton një moment veçanërisht interesant, me autorë të shumtë dhe vepra të rëndësishme, të cilat meritojnë të njihen si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Supermostra nuk kufizohet vetëm në të qenit një ngjarje e vetme, por përkundrazi përbën një observator në lëvizje të vazhdueshme, që synon të eksplorojë tendencat arkitekturore në Itali dhe, me Supermostra Albania, edhe përtej kufijve kombëtarë. Është një seri aktivitetesh që zhvillohen në sinergji, duke përdorur një sërë mjetesh, me synimin për të nxitur rritjen dhe mirëkuptimin lokal, dhe duke u zgjeruar kur është e mundur drejt një horizonti global.

Supermostra Albania 24, e inauguruar në Tiranë më 29 Prill 2024, do t’i bashkohet Supermostra Italia 24, e zhvendosur posaçërisht për këtë rast, duke promovuar kështu një binjakëzim ideal mes dizajnerave shqiptarë dhe italianë. Prej këtu, ekspozitat do të vazhdojnë turin e tyre së bashku, përpara se të kthehen në Itali.

Supermostra Albania, ashtu si edicionet e tjera të Supermostra, shquhet për natyrën e saj të pakufishme. Karakteristika e saj dalluese është kurioziteti që na shtyn të eksplorojmë pa pengesa apo paragjykime, duke u përpjekur të identifikojmë se çfarë “zjen” nën sipërfaqen arkitekturore. Me vëmendje të veçantë për përfshirjen e talenteve në zhvillim dhe vlerësimin e pranisë femërore, objektivi përfundimtar është krijimi i një observatori të aftë për të parashikuar të ardhmen e afërt në fushën e arkitekturës.

—-

Luigi Prestinenza Puglisi, si pjesë e Supermostra Albania 24, do të mbajë një Lectio Magistralis – “Arkitektura Italiane Sot”

Luigi Prestinenza Puglisi. I lindur në Catania në vitin 1956, ai është një kritik arkitekturor dhe drejtor i revistës online presS/Tletter. Ai është gjithashtu kryetar i Shoqatës Italiane për Arkitekturën dhe Kritikën dhe autor i “Historisë së Arkitekturës 1905-2018”, i disponueshëm në format letre apo download nga faqja e internetit www.presstletter.com. Ka shkruar shumë libra, duke përfshirë të preferuarin e tij “HyperArchitettura” (Testo&Immagine 1998). Ndër librat e tij më të shitur përmendim: “This is Tomorrow, avanguardie e architettura contemporanea” (Tekst&Imazhe, 1999), ndërsa “New Directions in Contemporary Architecture” (Wiley, 2008) u vlerësua shumë nga kritika. Ka botuar gjithashtu “Breve Corso di Scritura critica” (Lettera 22, Siracusa 2012), përkthyer në spanjisht në vitin 2017 nga Ediciones asimmetro me titullin “Breve Curso de Escritura Crítica”. Faqja e tij personale është www.prestinenza.it.

29.04.2024 14.30 – 18.30

University of New York Tirana East Campus –  Tiranë – Autostrada Elbasan Km 2, Sauk

Hyrja e liravanguardie e architettura contemporanea

Aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën angleze.

  • Organizuar nga: University of New York Tirana
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë