Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ekrani i Artit Film Festival dhe Art House prezantojnë edicionin e dytë të Ekranit të Artit.

Nga data 25 deri më 27 maj 2018 në Shkodër do të shfaqen filma artistikë dhe dokumentarë, do të organizohen takime dhe shfaqje muzikore. Gjatë Ekranit të Artit do të ftohen personalitete të ndryshme nga bota e artit shqiptar dhe italian, duke i afruar vendet nëpërmjet kontributit të artit dhe kulturës. Një nga qëllimet kryesore të festivalit është gjithashtu të rigjallërojë rolin e Kinemasë Millenium në Shkodër, që me këtë rast do të shfaqë një përzgjedhje të filmave nga arkivi i Ekranit të artit si dhe disa video nga artistë të rinj të prezantuar në Directing the Real: Artists’ Film and Video in the 2010s.

Të ftuarit e edicionit të këtij viti: Silvia Lucchesi, Drejtore e Festivalit Ekrani i Artit; Leonardo Bigazzi, kurator i VISIO European Programme on Artists’ Moving Images ; artistët Ra di Martino dhe Driant Zeneli; muzikantët dhe interpretuesit Admir Shkurtaj dhe Guido Distante.

Programi:

25 maj

Kinema Millennium

Ora 17.30 – “Equivalent Units”- Danilo Correale, Italy/United States, 2017, 19′

Ora 18.00 – “Koudelka: Shooting Holy Land”- Gilad Baram, Germany/ Czech Republic, 2015, 72’

26 maj

Art House

10.30 – Takim me Ra Di Martino, regjizor i “Controfigura”

Fototeka Marubi

Ora 12.30 – performance muzikore e Admir Shkurtaj, pianist

Kinema Millennium

Ora 17.00 – “Deep Sleep”-Basma Alsharif, Kuwait/United States, 2014, 12’45”

Ora 18.00 – “Thomas Hirschhorn: Gramsci Monument, Angelo A Lϋdin, Zvicër, 2015, 94’

Ora 20.00 – “In art we trust”- Benoît Rossel, Switzerland / Francë, 2017, 85’

27 maj

Qendra Rinore Arka

12.00 – Prezantim i librit “Dhoma me shkëlqim” e Roland Barthes, përkthyer nga Zef Paci

Kinema Millennium

Ora 17.00 – “It would be impossible to leave the earth unless gravity existed”- Driant Zeneli, Shqipëri, 2017, 13′ 41”

Ora 17.30 – Séance”-Yuri Ancarani, Itali, 2014, 30’

Ora 19.30 – “Controfigura”- Rä di Martino, Italy/Switzerland/France/Marocco
2017, 75’

Teatri Migjeni

Ora 21.30 – Admir Shkurtaj dhe Guido Distante në koncert

Ekrani i Artit është organizuar në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, Qendrën Rinore ARKA dhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi.

  • Organizuar nga: ArtHouse
  • Ne bashkepunim me: Ambasciata d'Italia, Min. Cultura albanese