Europa dhe e ardhmja: dyer të mbyllura apo dyer të hapura?
Në sajë të lidhjeve të forta me Shqipërinë, duke pasur parasysh angazhimin e tij nën cilësinë e Presidentit të Komisionit për zgjerimin e Europës lindore dhe në veçanti të Ballkanit, në kuadër të Semestrit të Presidencës Italiane dhe me kurorëzimin e Projektit Formues 2014 “Të përgatitemi për Europën”,i aktivizuar nga Instituti Italian i Kulturës drejtuar gjimnazeve dhe universiteteve të gjashtë qyteteve të Shqipërisë, Presidenti Romano Prodi do të mbajë një Lectio Magistralis me titull Europa dhe e ardhmja: dyer të mbyllura apo dyer të hapura? Takimi me një italian europeist që ka njohur Bashkimin Europian nga brenda dhe që në të ka operuar në nivele të larta përbën konkluzionin më të mirë të këtij rrugëtimi italo – europian. Leksioni që do të mbajë Presidenti Prodi do u japë studentëve shqiptarë një përgjigje konkrete të asaj që kanë mësuar.