Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Misionet arkeologjike italo-shqiptare / Ditë studimi në kujtim të Arkeologes Sara Santoro

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Bari-t dhe Universitetet e Bologna-s, Chieti-Pescara-s, Foggia-s, Macerata-s prezantojnë: “Misionet arkeologjike italo-shqiptare. Ditë studimi në kujtim të Arkeologes Sara Santoro”

21 prill 2017, ora 16.00 – 18.00

Muzeu Arkeologjik në Durrës

Hyrja e lirë

 

Programi

Përshëndetjet

Adriana Frisenna, Drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë

Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë në Shqipëri

Luan Perzhita, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë Shqiptare

Massimo Bianchi, Bashkëshort dhe Bashkëpuntor i Prof. Sara Santoro

 

Misionet arkeologjike italo-shqiptare. Rezultatet e studimeve të kryera në vitin e fundit

Do të marrin fjalën

Roberta Belli, Luigi Caliò, Misioni arkeologjik në Byllis, Universiteti Politeknik i Bari-t

Enrico Giorgi, Giuseppe Lepore, Misioni arkeologjik në Finiq dhe Butrint, Universiteti i Bologna-s

Sonia Antonelli, Misioni arkeologjik në Durrës, Universiteti i Chieti-Pescara-s

Roberto Perna, Misioni arkeologjik në Hadrianopolis dhe në luginën e Drinos, Universiteti i Macerata-s

 

Në kujtim të Arkeologes Sara Santoro

Projektim i videos të realizuar nga nxënësit dhe kolegët e Prof. Sara Santoro të kordinuar nga Dr. Brunilda Licaj, Universitetti i Durrësit.

Do të marrin fjalën

Giuliano Volpe: Sara Santoro, një jetë kushtuar arkeologjisë midis Italisë dhe Shqipërisë, Universiteti i Foggia-s

Afrim Hoti: Kontributi i Prof. Sara Santoro në zhvillimin e kërkimeve arkeologjike në Durrës,Universiteti i Durrësit

Prezantim i librit të Barbara Sassi: Dyrrachium III. Historia dhe arkeologjia e një qyteti portual midis Lindjes dhe Perëndimit, botimet, Edipuglia.

 

Sara Santoro (1950-2016)

Lindi në vitin 1950, ka qenë profesoreshë e Arkeologjisë dhe historisë së artit grek dhe romak, Arkeologjisë të krahinave romake dhe Metodologjisë së hulumtimit arkeologjik pranë Universitetit të Parma-s nga viti 1997 deri në vitin 2009 dhe e Arkeologjisë romake në Shkollën e Specializimt në Arkeologji pranë Universitetit të Bologna-s (1998-1999). Është thirrur pranë “G. d’Annunzio “në Chieti-Pescara si profesoreshë e Arkeologjisë klasike në vitin 2009, ku ka qenë një lektore shumë e dashur dhe e ndjekur nga studentët. Hulumtimi i saj shumëdimensional dhe i gjithanshëm shkon nga urbanistika greke dhe romake në prodhimet artizanale, nga metodologjia te arkeometria, nga piktura romake tek qeramika. Prej vitit 1982 deri në vitin 1994 ka qenë drejtoreshë e Muzeut Arkeologjik të Bazzano-s. Ka drejtuar nga 1988 deri në vitin 2005 gërmimet në e sitin e fortifikuar të Castelraimondo di Friuli dhe mbikëqyrur krijimin e Parkut arkeologjik dhe kulturor të Castelrimondo. Prej vitit 1998 deri në vitin 2005 ka qenë përgjegjëse shkencore e projektit “Insula del Centenario” në Pompei, në Universitetin e Bologna-s, dhe ka kuruar publikimin në disa vëllime.

Nga viti 2001 deri 2004 ka qenë përgjegjëse shkencore e projektit “Durres” në Universitetin e Parma-s. Aktivitetet, me ftesë të autoriteteve shqiptare, u janë drejtuar, në mënyrë të veçantë, zbatimit të masave të trajnimit dhe përditësimit të operatorëve dhe teknikëve në sektorin e mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit kulturor. Ka koordinuar gjithashtu krijimin e hartës së rrezikut arkeologjik të qytetit. Prej vitit 2004 ka qenë drejtoreshë e projektit pilot të Misionit Arkeologjik Italian në Durrës, i financuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme, duke drejtuar gërmimet e amfiteatrit romak në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës së Shqipërisë dhe ka bashkëpunuar në realizimin e gërmimeve të shumta të shpëtimit në pika të ndryshme të qytetit, si dhe në disa fushata zbulimi në zonën veriore të rajonit.

Ka marrë pjesë në disa grupe kërkimore ndërkombëtare (mbi qeramikën romake, mozaikun antik dhe pikturën romake). Ajo ka qenë koordinatore e disa kërkimeve evropiane, dhe kooordinatore ndërkombëtare e një projektit europian Tempus i cili sjell së bashku 11 universitete për krijimin e kurseve të arsimit të lartë në fushën e rritjes arkeologjike në Ballkan; ka qenë gjithashtu përgjegjëse për njësitë kërkimore në projektet TEMPUS IV në lidhje me reformën e kurrikulave universitare dhe programet e doktoraturës në shkencat humane në zonën e Ballkanit dhe Azisë Qendrore.

Ka organizuar konferenca ndërkombëtare mbi vendosjen minore alpine, mbi arkeometrinë e qeramikës, mbi problemet e mbulimit të zonave arkeologjike, mbi trashëgiminë arkeologjike shqiptare, mbi instrumentet e mbrojtjes së trashëgimisë arkeologjike, mbi arkeometrinë e aplikuar në Pompei dhe një ekspozitë të madhe ndërkombëtare mbi këtë të fundit.

Ajo ka qenë autore e mbi njëqind e gjashtëdhjetë botimeve shkencore.

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura a Tirana
  • Ne bashkepunim me: Politecnico di Bari e le Università di Bologna, Ch