Më 23 dhe 24 qershor 2016 do të ngjitet në skenë “Një udhëtim nëpërmjet historisë së tarantella-s”, një shfaqje e kompanisë Arakne Mediterranea, në kuadër të World Music Festivali në Tiranë.
23 qershor 2016 – ora 20,00
Sheshi Nënë Tereza
Tiranë
24 qershor 2016 – ora 20,00
Stela Resort
Tiranë
Hyrja e lirë
Në shfaqe do të kërcejnë, këndojnë dhe interpretojnë gjashtë artistë të cilët do të fillojnë udhëtimin e tyre me tarantella-t më të vjetra, që do të recitohen nga aktorët – balerinë , të mbledhura nga burime origjinale, repertor i kompanive lëvizëse që spostoheshin në shekullin e shtatëmbëdhjetë midis Napoli-t dhe Puglia-s. Tarantella-t do të ndiqen nga Tarante-t: pizzica taranta, valle kurative që e ka origjinën në ritet e lashta të shërimit të tarantatëve; Pizzica scherma që përfshin prezencën e thikave në duart e kërcimtarëve. Udhëtimi do të vijë në ditët tona, me pizziche pizziche dhe tarantella-t e Puglias.
Kompania Arakne Mediterranea operon për më shumë se njëzet e pesë vjet me qëllim ruajtjen, përhapjen dhe promovimin e traditave, valleve dhe zakonevet të shprehjeve popullore salentine dhe të Puglia-s. Kompania ka marrë pjesë në festivale të shumta nëpër botë si dhe në programe televizive si në Itali ashtu dhe jashtë vendit.