Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“La ricotta” nga Pier Paolo Pasolini – Queer Film Marathon Tirana, edicioni V

LaRicotta

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Queer Film Marathon Tirana, tashmë në edicionin e pestë, duke mbështetur programin e përzgjedhur Queer Retrospective kushtuar Pier Paolo Pasolini.

Filmi i katërt:

“La ricotta” nga Pier Paolo Pasolini

Me: Orson Welles, Mario Cipriani, Laura Betti, Vittorio La Paglia

Dramë Itali, 1963, kohëzgjatja 35 minuta.

Straçi, në rolin e një hajduti të mirë në një film mbi Mundimet e Krishtit, është një burrë i varfër dhe vazhdimisht i uritur. Kur familja e tij e varfër dhe e madhe shkon dhe e viziton gjatë xhirimeve, iu ofron atyre drekën që i japin si aktor, në mënyrë që ta hanë atë vakt të varfër në mes të lëndinës. Për të mos mbetur vetë pa ngrënë, arrin të “marrë” një tjetër racion, por nuk arrin ta hajë. Kur më në fund arrin të blejë një copë gjizë, e gllabëron me uri të paparë, ndërkohë që më pas i ofrohen mbetjet e ushqimeve nga skena e Darkës së Fundit, e cila tashmë është xhiruar. Në fund, i rraskapitur, ai kthehet në set për të xhiruar skenën e kryqëzimit, por menjëherë pas ndezjes së kamerës, zbulohet se ka vdekur në kryq nga mostretja.

Queer Film Marathon Tirana, tashmë në edicionin e tij të pestë, është një festival ndërkombëtar kushtuar kinemasë queer, i cili do të prezantojë shfaqje filmash dhe dokumentarë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Ky aktivitet synon të bashkojë njerëzit përmes artit, duke i dhënë zë historive dhe përvojave të komunitetit LGBTQ+. Përmes një përzgjedhjeje të gjerë filmash artistikë, dokumentarë dhe filmash me metrazh të shkurtër nga regjisorë të ndryshëm, Queer Film Fetsival inkurajon një qasje globale, duke treguar fuqinë e artit për të nxitur ndryshimet shoqërore dhe bashkuar komunitetet. Një nga tiparet dalluese të festivalit janë tryezat e rrumbullakëta me regjisorë, aktorë dhe aktivistë, të cilat shërbejnë si një platformë për t’u thelluar në temat e trajtuara nga filmat, si dhe për të diskutuar sfidat e rëndësishme me të cilat përballet komuniteti queer dhe mbështetësit e tij.

…………………………..

 

17.10.2024 ora 18:00

Qendra e Artit Agimi – Bulevardi Bajram Curri, Tiranë

Hyrja e lirë

 

  • Organizuar nga: Queer Film Marathon Tirana
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë