Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

La Dolce Vita i Federico Fellini: Program i përzgjedhur kushtuar Marcello Matroianni-t në TIFF

la_dolce_vita

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë në bashkëpunim me TIFF (Tirana International Film Festival) ka kënaqësinë të prezantojë filmin e parë të programit të përzgjedhur, kushtuar kremtimit të njëqindvjetorit të një prej figurave më ikonike në historinë e kinemasë: Marcello Mastroianni, i lindur më 28 shtator 1924:

La Dolce Vita i Federico Fellini

Me: Marcello Mastroianni, Anita Ekberg, Anouk Aim?e, Yvonne Furneaux, Alain Cuny, Annibale Ninchi.

Komedi – Itali, Francë, 1960 – 173′

La dolce vita, një film dramatik, me regji nga Federico Fellini, tregon historinë e Marcello Rubini-t (Marcello Mastroianni), një gazetari scoop-esh, i cili në të vërtetë  do të donte të shkruante romane. Filmi, i vendosur në Romën mondane të viteve ’60, zbulon, përmes episodeve të ndryshme, dritë-hijet e shoqërisë kryeqytetase të asaj kohe. Ashtu si mbërritja me helikopter e një statuje të Krishtit drejtuar për në Vatikan, që ngjall habi dhe kuriozitet tek kalimtarët, apo takimi i Marcellos me Maddalena (Anouk Aimée), një grua tërheqëse, me të cilën kalon një natë plot pasion. Por gazetari nuk është vetëm: ai ka një të dashur, Emma (Yvonne Furneaux) e cila pasi zbulon tradhtinë, përpiqet të vrasë veten duke gëlltitur tableta ilaçesh, por pa sukses.

Pas shmangies së tragjedisë, Marcello i futet me kokë punës, duke rënë dakord të ndjekë për gazetën e tij, Sylvia-n (Anita Ekberg), një yll i famshëm i kinemasë hollivudianw. Bjonde, e bukur dhe paksa e çmendur, aktorja vendos të kërcejë e zhytur në ujin e shatërvanit të Trevit, duke përfshirë edhe gazetarin që le mendjen për të. Por, duke i pritur tek hoteli i Sylvias, ndodhet i dashuri i saj, i cili plot mllef e godet me grusht Marcellon, nën vështrimin vigjilent të paparacëve. Protagonisti rifillon jetën e tij, mes sesioneve fotografike dhe shfaqjeve misterioze spirituale, për t’u vënë në faqe të parë. Nga një punë tek tjetra, frekuenton shoqërinë e lartë romane, e cila përfshin edhe mikun e tij intelektual Enrico Steiner (Alain Cuny), duke marrë pjesë në festa të çuditshme ku mbahen seanca spirituale dhe lojëra të veçanta joshjeje. Marcello, megjithatë, është i lodhur dhe i pakënaqur me ndjekjen e një jete që nuk i përket…

Filmi ka marë 4 nominime dhe fituar Çmim Oscar, është nderuar në  Festivalin e Filmit në Kanë, ka fituar 3  Nastri d’Argento si dhe çmim David di Donatello

23.09.2024 në Kinema Millennium

  • Organizuar nga: TIFF (Tirana International Film Festival)
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë