Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Qyteti ideal

e Luigi Lo Cascio

Me Luigi Lo Cascio, Catrinel Marlon, Luigi Maria Burruano, Massimo Foschi, Alfonso Santagata. Film dramatik. Kohëzgjatja 105 min. Itali 2012. Skenari: Michele Grassadonia është një ekologjist i ndjeshëm dhe fondamentalist. Arkitekt palermitan, u largua nga Sicilia për në Toscana, ku jeton në atë që ai e konsideron qytetin ideal, Siena. Antipatik me kolegët, jeton vetëm në një apartament spartan, ku eksperimenton energji alternative. Një mbrëmje shiu shtyp një hije dhe përfundon duke goditur një makinë të parkuar. Disa kilometra më tej shfaqet trupi i një njeriu të shtrirë në asfalt. Pasi lajmërohet ndërhyrja e shpejtë, ai merret në pyetje nga policia rrugore në lidhje ne aksidentin. Makina e ndotur si dhe disa rrethana fatkeqe bindin agjentët e policisë se fajin e ka Grassadonia, që nga shpëtimtar kthehet në të dyshuar. Kështu fillon një aventurë paradoksale në kërkim plot ankth të së vërtetës. Ndjehet era e angazhimit qytetar të kinemasë së Francesco Rosi-t si dhe indinjata dhe tensioni moral i Leonardo Sciascia –s në vepër, para Luigi Lo Cascio-s, aktor dhe autor, që, sipas karakterit që e bëri atë të famshëm ( il Peppino Impastato nga Marco Tullio Giordana), ëndërron të ndryshojë botën dhe ta bëjë atë më pak të padrejtë dhe më të pastër .

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N